Braçe: 10 amendime për bujqësinë/ Rishikim te skemës së TVSH dhe të hiqet 6 për qind për hotelet luksoze

25/11/2021 19:28

Paketa fiskale godet më të dobëtit dhe dëmton rëndë bujqësinë. Kritikat vijnë nga zëri më opozitar i mazhorancës deputeti Erion Braçe i cili solli në Kuvend disa amendamente.

Braçe kërkon heqjen e përjashtimit të TVSH-së 6% për hotelet me 5 yje si dhe favorizimet që janë bërë për sektorin e ndërtimit në zonat rezidenciale.

Braçe po ashtu kërkon më shumë mbështetje për bujqësinë përmes heqjes së tatimit 10% për inputet bujqësore si dhe rivendosjen e skemës 20% të kompensimit të TVSH-së për fermerët.

Kritikat nuk kanë munguar as për taksën e qumështit pluhur, pasi sipas Braçes përjashtimi i fabrikave me certifikatë të AKU zhbën tërësisht qëllimin e ligjit. Ndër të tjera kërkoi vendosjen e akcizës së vajit të palmës, heqjen e favorizimeve për birrën si dhe rivendosjen e akcizës për pijet energjike.

Sipas Braçes, përmirësim duhet të pësojë edhe ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe llogaritja e pagave të bëhet mbi pagën 40 mijë lekë dhe jo mbi të ardhurat 30 mijë lekë që propozon qeveria me paketën e re fiskale.

Top Channel