E martë, 07 Dhjetor 2021
16:16
Greqia do të nisë vaksinimit kundër COVID të grupmoshës 5-11 vjeç

Greqia do të nisë procesin e vaksinimit kundër COVID të fëmijëve të grupmoshës 5-11 vjeç.

16:15
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë janë të shqetësuar se shtimi i trupave ruse pranë Ukrainës mund të sinjalizojë planet e Moskës për një sulm ndaj vendit fqinj.

15:52
Gjermani/ Burri vrau gruan, tre fëmijët e mitur dhe më pas bëri vetëvrasje, shkak u bë certifikata e vaksinimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë për tragjedinë që tronditi mbarë opinionin publik gjerman, ku një burrë vrau të gjithë pjesëtarët e familjes së tij dhe më pas bëri vetëvrasje.

15:47
Jetesa në ‘apartamentet’ 7 metra katrorë ku njerëzit jetojnë si pulat në kotec prej çmimeve të larta në Hong Kong (fotot)

Në një artikull të çuditshëm nga e përditshmja britanike The Sun thuhej sot se megjithse shumë nga ne mund të kenë fobi varrosjen për së gjalli, ky është realiteti për mijëra njerëz në Hong Kong që jetojnë në ato që njihen si “kuti arkivoli” jo më shumë se 7 metra katrorë të gjera.

15:43
Lideri i opozitës maqedonase: Pas një jave pritet të arrihet marrëveshje me Bullgarinë

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, ka deklaruar të martën, më 7 dhjetor, se pas një jave pret që Maqedonia e Veriut të filloj negociatat me BE-në, për anëtarësim.

15:37
Balla nga Washingtoni: SHBA mbështesin fuqimisht rrugën europiane të Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi nga Washingtoni se SHBA mbështesin fuqimisht rrugën europiane të Shqipërisë.

15:29
Vllaznia-Partizani/ Të mërkurën përballet edhe Skënderbeu me Egnatian

Të mërkurën zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 120të të Abissnet Superiores ku bie në sy përballja e “Loro Boricit” mes Vllaznisë dhe Partizanit.

15:23
Hillary Clinton i jep çmim Ramës/ Vlerësim për strehimin e refugjatëve afganë në Shqipëri

Hillary Clinton ish zonja e parë dhe ish sekretarja amerikane e shtetit, në New York vlerësoi kryeministrit Edi Rama, në emër të organizatë Vital Voices, (Zërat Jetik) me Çmimin e Inovatorit të nderuar Global, për kontributin e tij në strehimin e qytetarëve Afganë në vendin tonë.

15:20
“Vëllai nuk u vetëvra, e vranë”/ Reagojnë familjarët e Adem Rusit që u tha se u vetëvar në furgonin e policisë

Adem Rusi është i burgosuri shqiptar i cili sipas informacioneve te policisë greke pak ditë më parë u vetëvar me lidhësen e këpucëve në furgonin e policisë, teksa po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut famëkeq të Malandrinos.

15:17
”Arjola e ka lënë, Meridiani tek cepi”, Donaldi analizon banorët

Mbrëmjen e djeshme Donaldi ka zgjedhur që të analizojë me rradhë pjesën më të madhe të banorëve.

15:12
Veliaj tregon buxhetin për të rinjtë/ Bashkia e Tiranës nisin dëgjesat për projektet dhe investimet

Bashkia e Tiranës ka nisur dëgjesat për projekt-buxhetin e vitit 2022.

15:11
Rregullat për kriptomonedhat/ Pas miratimit të ligjit bëhen gati rregulloret për funksionimin e tregut edhe në Shqipëri

Shqipëria ka rregulluar me ligj tregun e kriptomonedhave. Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare dhe AKSHI do jenë dy institucionet përgjegjëse të cilat do të bëjnë monitorimin e tregut.

15:09
Ndryshon buxheti në fund të vitit/ Jepen para për shpërblimin e pensionistëve, rindërtimin dhe borxhin e bashkive

Qeveria ka ndryshuar për të gjashtën herë me akt normativ, buxhetin e vitit 2021.

15:08
Lumi Vjosë arrin maksimumin/ Rritja e nivelit të ujit edhe për shkak të baticës dhe erës detare

Niveli i lumit Vjosa u rrit ndjeshëm këtë mëngjes por nuk rrezikon të dalë nga shtrati deri mbrëmjen e kësaj të marte.

15:08
Dëbora zbardh juglindjen/ Rrugët nacionale janë të gjitha të hapura

Moti i keq me shi dhe bore ka përfshire gjithë qarkun e Korçës.

15:06
Kujdes! Ka gurë në rrugë/ Problemet në rrugët që lidhin Elbasanin me qytetet e tjera

Problematika për shkak të motit të keq nuk kanë munguar edhe në qarkun e Elbasanit dhe sidomos përsa i përket rënies së gurëve.

15:04
Makina del nga rruga, vdes 20 vjecari/ Aksidenti ndodhi në mesnatë, por u zbulua vetëm mesditën e sotme

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan Librazhd, pranë fshatit Labinot Fushë, ku një i ri 20 vjeçar duke drejtuar mjetin e tij duke përfunduar rreth 2 metra poshtë dhe duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

15:01
Presidenti vendos sot për zgjedhjet/ A do dekretojë zgjedhjet e reja? Meta flet në orën 17:00

Ora 17:00 e ditës së sotme do ta gjej presidentin Ilir Meta duke komentuar vendimin e Gjykatës kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit.

14:58
Moska “varroset” nën borën rekord: Stuhia më e egër në 72 vjet, erdhi nga Mesdheu

Një stuhi bore është përplasur mbi kryeqytetin rus, e pritet të sjellë atje reshje historike, më intensive që prej vitit 1949.

14:50
Kërcënon Pekini, SHBA: Ta rrisë sa të dojë fuqinë ushtarake, s`kemi frikë

Përparimet e fundit të Kinës në fushën ushtarake janë arsye për t`u shqetësuar sipas zyrtarëve amerikanë, por jo për panik.

14:34
“Sekretares Klinton i duhet ndihma jote!”/ Rama zbardh bisedën me një zyrtar: Të paparë për të joshur, por kur mbaron punë…

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën e zhvilluar me një zyrtar, i fundit ky që i kishte dërguar mesazhin se sekretares Hilary Clinton i duhet ndihma e tij, për strehimin e qytetarëve afganë.

14:27
Vuçiç: Kosova nuk e do vazhdimin e dialogut

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi më 7 dhjetor, se Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut me Kosovën porse Prishtina është ajo e cila nuk do që dialogu të vazhdojë.

14:19
“Iu hapi dyert afganëve”/ Hilary Clinton nderon me çmimin “Inovator i Nderuar Global” kryeministrin Edi Rama

Ish-sekretarja amerikane të Shtetit, Hillary Clinton ka nderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama me çmimin “Inovator i Nderuar Global” për strehimin e afganëve në Shqipëri.  

14:18
“Nuk më dilte hesapi”/ Rama flet për gratë në qeveri: Nëse do që të kryesh punë, mos humb kohë me burrat

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së çmimit ‘Inovator i Nderuar Global’, në Neë York, ku ndër të tjera nuk e ka kursyer edhe një koment për gratë që ka zgjedhur për të qeverisur në këtë mandat të tretë.

14:15
Hillary Clinton i jep çmim, Kryeministri Rama nuk kursen batutat në ceremoni

Kryeministri Edi Rama është nderuar sot me çmimin e ‘Inovator i Nderuar Global’, për strehimin e afganëve në Shqipëri, ndërsa në ceremoninë e marrjes së çmimit nuk kanë munguar as batutat epike të Kryeministrit shqiptar.

13:58
Trupat ukrainase “i kap frika”, presidenti i jep zemër: Do t`i mundim rusët

Presidenti Volodymyr Zelensky vizitoi trupat ukrainase në frontin e luftës, në Donjeck në ditën kombëtare të ushtrisë për të parë nga afër moralin e ushtarëve që përballen çdo ditë me separatistët pro-rusë.

13:51
Plagosi me thike një 52 vjeçar, kapet autori në Pukë

Një konflikt për motive të dobëta ka çuar në plagosjen e një personi në Pukë, ndërsa policia ka arritur të arrestojë në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

13:50
Biden-Putin, sot përballja e madhe: Vendoset “fati” i Ukrainës

Kriza e Ukrainës është tema kryesore e takimit virtual Biden-Putin që është planifikuar të mbahet sot.

13:44
Buxheti 2022, Veliaj takim me të rinjtë: Do kemi buxhetin më të madh ndonjëherë për rininë

Bashkia e Tiranës ka nisur dëgjesat për projekt-buxhetin e vitit 2022. Në takimin me të rinj nga gjimnaze të ndryshme të kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se, sidomos këtë vit, kur Tirana do mbajë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, bashkia do të ketë buxhetin më të madh ndonjëherë për të rinjtë.

13:37
Biden dhe Putin pritet të mbajnë bisedime të tensionuara

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin pritet të mbajnë një rund të tensionuar bisedimesh, pas rritjes së tensioneve për shkak të grumbullimit të ushtrisë ruse në kufirin ukrainas, të ardhmes së NATO-s në rajon dhe kërkesave të sigurisë që ka Rusia.

13:34
Peshkopi “tradhton” Serbinë për Kosovën, “çmenden” mediat serbe

Takimi i eurodeputetes dhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon me një peshkop serb në dioqezën e kishës ortodokse serbe në Dyseldorf të Gjermanisë, ka bërë që kleriku të “kryqëzohet” nga mediat ne Serbi.

13:26
Bisedat e orëve të vona revoltojnë Ilirin: U mblodh kongresi, po më kërciti truri mua…

Iliri është zgjuar i revoltuar për shkak të debateve dhe bisedave që banorët zhvillojnë në orët e vona.

13:25
“Ukraina fuçi baruti”/ Të mëdhenjtë në krah të Kievit, Moska nuk pyet

Perëndimi po i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur demonstrativisht Ukrainën e presidentin e saj.

13:25
8 të infektuar me COVID-19 te Tottenham, por ndeshja ndaj Rennes do të luhet!

Tottenham Hotspur preket në masë nga COVID-19. Pas 3 fitoreve radhazi në kampionat, Antonio Contes do t’i duhet t’i bëjë mirë llogaritë për dy ndeshjet e radhës atë ndaj Rennes në Conference League dhe sfidën ndaj Brighton në Premier League.

13:22
Fier/ Arrestohet 59-vjeçari që tentoi të vriste një person, si e kapi policia pas disa muaj kërkimesh

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kurjan” dhe si rezultat ka çuar në pranga një shtetas, i cili në muajin korrik 2021 tentoi të vriste me armë zjarri një person.

13:17
”Fjalë boshe!”/ Nuk e shpëtuan nga nominimi, Beatrix e zhgënjyer nga Monika dhe Arjola

Mbrëmjen e djeshme Beatrix është shprehur e zhgënjyer nga Arjola.

13:11
Refugjatët Rohingya padisin Facebook-un për 150 miliardë dollarë

Refugjatët Rohingya nga Mianmari po e padisin kompaninë Meta – që më herët njihej me emrin Facebook – për 150 miliardë dollarë lidhur me pretendimet se kompania e rrjeteve sociale nuk ndërmori veprime kundër gjuhës së urrejtjes të përdorur ndaj këtij komuniteti, gjë që sipas tyre, kontribuoi në dhunë.

13:07
Tre viktima në aksidente rrugore brenda 24 orëve në Shqipëri

Tre persona kanë humbur jetën në tre aksidente të ndryshme brenda 24 orëve në vendin tonë.

13:01
”Je e lirë”/ Një batutë e Sarës kris ndjeshëm marrëdhënien e saj me Pajtimin

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Pajtimit dhe Sarës.

12:56
E rëndë në Greqi/ Vëllai vret motrën dhe bën vetëvrasje, disa kohë më parë humbën nënën nga kanceri (FOTOT)

Një vëlla ka vrarë motrën dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në Heraklion. Ata janë gjetur të pajetë në banesë nga vëllai i tretë.

12:54
Pas debatit të ashpër me Pajtimin, Sarah: Më vjen keq, ai ngeci me mua

Mbremjen e djeshme një debat i ashpër ka ndodhur mes Sarës dhe Pajtimit.

12:52
Buxheti i Bujqësisë/ Krifca: 600 milionë lekë shtesë në mbështetje direkte për blegtorët dhe bletarët për vitin 2021

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, zhvilloi një takim me fermerë, me të cilët ndau edhe lajmin për rritjen e fondit të mbështetjes direkte për fermerët, për vitin 2021.

12:45
Manaj: Ja pse u largova nga Barça, te Spezia në fillim përshtatja ishte e vështirë

Rey Manaj shënoi golin e parë me fanellën e Spezias këtë fundjavë, finalizim që gjithsesi nuk i mjaftoi skuadrës ligure për të marrë maksimumin e pikëve në sfidën ndaj Sassuolos pasi ndeshja u mbyll në barazim 2-2. Pas golit të parë me Spezian, Manaj është intervistuar nga Radio Marca duke folur për skuadrën e tij të re, trajnerin Thiago Motta ndërsa shpjegoi edhe arsyet se përse vendosi të largohej nga Barcelona dhe pse zgjodhi Spezian. Në fund një mendim i Manaj shkoi edhe për kombëtaren shqiptare.

12:28
Pamjet/ Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Librazhd/ Humb kontrollin dhe përfundon mes vreshtave, vdes 20-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga në fshatin Mengël, ka humbur jetën shoferi 20-vjeçar.

12:18
NBA, nuk ka surpriza, fitojnë Chicago, Golden State e Phoenix

Fitorja e 4-t radhazi për Chicago Bulls në NBA. Skuadra e drejtuar nga trajneri Billy Donovan mposhti me rezultatin 109-97 Denver Nuggets duke blinduar vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

12:13
Vaksinimi në Tiranë, qendrat ku po ecën më shpejt procesi/ Punën bindëse e bën mjeku

Qendra Shëndetësore 3, në Tiranë, ofron shërbime shëndetësore për 40 mijë banorë.

12:10
FOTO+EMRI/ Ky është i dënuari shqiptar që vari veten me lidhëset e këpucëve, brenda furgonit të policisë

Ky është i ndjeri Adem Rusi, i dënuari shqiptar, i cili i dha fund jetës, ndërsa ishte duke u transportuar nga spitali i burgut drejt qelisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi.

12:02
Escobar vjen në Tiranë/ Më 9 dhjetor, takon Ramën dhe Bashën

Ambasada amerikane lajmëron se më 9 dhjetor në Tiranë do të vijë për vizitë zyrtare Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

12:00
Fuqizimi i shpejtë i mafies shqiptare në tregun ndërkombëtar të kokainës

Në vitet e fundit mafia shqiptare është bërë gjithnjë e më shumë e rëndësishme në Evropë për menaxhimin e trafikut të kokainës duke krijuar lidhje shumë të forta edhe me mafiozët italianë.

11:56
Aksion në Tiranë, 9 në pranga/ Arrestohet 39-vjeçari që aksidentoi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, i riu dhunon babain, një tjetër…

Nëntë persona janë vënë nën prangat e policisë në 24 orët e fundit në Tiranë.

11:55
“U var me lidhësen e këpucëve në furgonin e policisë”/ Flet vëllai i të dënuarit shqiptar: E kanë vrarë gardianët! Të zbardhet e vërteta

Një i burgosur shqiptar i dha fund jetës duke varur veten me lidhëset e këpucëve në furgonin e policisë, ndërsa po transportohej nga spitali drejt qelisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, të enjten e 2 dhjetorit.

11:46
Betohet Përparim Rama si Kryetar i Prishtinës, Veliaj: Suksese dhe të priftë e mbara

Përparim Rama është betuar sot si Kryetari i ri i Prishtinës, duke nisur zyrtarisht nga puna.

11:40
Erdhi dimri/ Ulen ndjeshëm temperaturat, rinisin reshjet e dëborës në Korçë

Ulja drastike e temperaturave ka risjellë reshje dëbore në qarkun e Korçës, që kanë filluar që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

11:38
Elbasan/ Arrestohen 2 persona, njëri i dehur në timon, tjetri nuk kishte leje drejtimi

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

11:33
Moti i keq/ Ja të dhënat e fundit për nivelin e lumit Vjosa

Pas reshjeve me intensitet mesatar dhe të lartë, të rëna në të gjithë vendin, sot ju informojmë në lidhje me nivelin e lumit Vjosa .

11:32
​Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës

Kuvendi komunal i Prishtinës po mbanë mbledhjen inauguruese, ku u betuan kryetari i zgjedhur, Përparim Rama dhe asamblistët e rinj.

11:19
Në Bruksel mbahet takimi i Këshillit për MSA-në

Në Bruksel, të martën më 7 dhjetor mbahet takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

11:07
Reshjet e shiut përfshinë vendin, ja si paraqitet sot situata në qarkun e Durrësit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme.

10:58
Tiranë/ ‘Kompleksi’ çon në pranga 5 persona, sekuestrohet heroinë dhe 2 mijë euro. Detajet e operacionit

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kompleks”, si rezultat i të cilit kanë rënë në pranga 5 persona. Operacioni kishte për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

10:54
“Trekëndëshi” Bora-Donald-Beatrix/ Stresi flet hapur, anën e kujt mban reperi?

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

10:53
“Pak para ngjarjes pimë një kafe”/ Flet për herë të parë vëllai i Elonës, u mbyt nga bashkëshorti ndërsa fëmijët flinin

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lakoni të Greqisë. Mediat greke raportuan se një 40-vjeçar shqiptar kishte mbytur gruan e tij vetëm 36-vjeç. Kjo ishte vrasja e 15 e një gruaje nga bashkëshorti në Greqi brenda një harku kohor 11 muaj, ndërsa në dy raste autorët kanë qenë shqiptarë.

10:39
Korçë/ Arrestohen 3 persona, mes tyre një 17-vjeçar. Ja pse akuzohen

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 17-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (kasketë) pa leje.

10:35
Video/ Po shuante qirinjtë e tortës së ditëlindjes, gruas “i merr flakë” koka: Mendova se do digjeshin të gjithë…

Dita e lindjes për britaniken Ana Oosterhouse nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar!

10:30
Vrau me thikë gruan dhe kunatën/ Apeli i Vlorës lë në fuqi vendimin burg përjetë për Gazment Mustan

Gjykata e Apelit Vlore ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me “burgim të përjetshëm” për Gazmend Mustan.

10:19
Foto/ Balla takon në Washington ish-ambasadorin e SHBA në Shqipëri, Alexandër Arvizu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Washington ku mori pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë.

10:18
Partneri bën dedikimin prekës për Hueyda El Saied: Faleminderit që më dhe dhuratën më të çmuar, Gabrielin

Pak javë pas ndarjes tragjike nga jeta të Hueyda El Saied, bashkëshorti Thierry, me fjalët më të ndjera, duke i premtuar dashuri edhe pas vdekjes, ka reaguar me një postim prekës.

10:14
Keni planifikuar të vizitoni Korçën? Ja si u paraqit situata në këtë qark në 24 orët e fundit

Moti i keq që vijoi gjatë gjithë ditës së djeshme, fatmirësisht nuk ka shkaktuar probleme në qarkun e Korçës. Mësohet se rreshjet e shiut dhe të dëborës në lartësitë mbi 1000 m kanë qene me intesitet të ulët dhe të përkohshme duke mos krijuar probleme.

10:08
Aksident me vdekje te ‘Bishti i Zhurit’, policia jep detajet

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme pranë vendit të quajtur ‘Bishti i Zhurit’.

10:06
Shkodër/ 35-vjeçari i jep fund jetës, var veten në banesë

Një 35-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke varur veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” Shkodër. Policia njofton se i riu është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij.

10:00
Gjendet e mbytur një grua në lumin Osum në Berat

Trupi i pajetë i një të moshuare është gjetur në lumin Osum të Beratit mëngjesin e sotëm.

09:48
Çmontuan bobinat e transformatorit dhe vodhën 100 litra vaj, policia në kërkim të autorëve/ Arrestohet edhe një 51-vjeçar

Policia e Dibrës ka vënë nën pranga një 51-vjeçar dhe ka proceduar penalisht 3 persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

09:44
I dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor pritet të vizitojë Shqipërinë, zbardhet axhenda

Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri. Qëllimi i vizitës së tij është thellimi i miqësisë mes dy vendeve, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike.

09:37
Durrës/ Arrestohet 52-vjeçari, vodhi një biçikletë. Çfarë u zbulua më pas nga policia

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person, pasi ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr.10, të këtij qyteti. Policia njofton se i arrestuari është një 52-vjeçar, i cili dyshohet se më herët ka vjedhur 2 bateri mjetesh motorike, në një garazh.

09:37
Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë vdekjen u shënuar ditën e djeshme në rrugën rurale Torovicë, Lezhë.

09:34
‘Kontrata e vdekjes’/ Kush po i vret boksierët dhe biznesmenët në Greqi? Lidhja e shqiptarëve në ekzekutimet mafioze

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Galatasi, të Greqisë. Haris Kontogiorgis, bokier, u ekzekutua me armë zjarri teksa po futej në palestër. Tashmë në tryezën e autoriteteve greke janë disa pista.

09:33
Rrugët plot me inerte në Elbasan! Ndërpritet energjia në Gramsh

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme.

09:22
Malala i bën thirrje SHBA-së të rrisë mbështetjen për vajzat dhe gratë afgane

Avokuesja për të drejtat e njeriut dhe njëherësh laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të rrisin mbështetjen për vajzat dhe gratë afgane. “Momentalisht, Afganistani është shteti i vetëm ku vajzat nuk kanë qasje në arsimin e mesëm. Atyre u është ndaluar që të mësojnë”, tha 24-vjeçarja […]

09:19
Rama publikon pamjet nga çerdhja e re në Paskuqan: Gati për 80 fëmijë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke i uruar një ditë të mbarë të gjithë qytetarëve, me pamjet nga çerdhja e re “Hapat e Parë” në Paskuqan.

09:08
Kritikoi talebanët në Facebook/ Torturohet dhe më pas vritet 30-vjeçari

Luftëtarët talebanë e ndaluan Naweed Azamin pasi ai kishte kritikuar grupin militant përmes një postimi në Facebook. Tri ditë pasi ishte ndaluar, trupi i pajetë i 30-vjeçarit u gjet përgjatë bregut të një lumi në qytetin Lashkar Gah, që gjendet në jug të Afganistanit.

09:04
Ulen ndjeshëm temperaturat, Mali i Dajtit ‘zhduket’ nën mjegull

Temperaturat janë ulur ndjeshëm mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa Mali i Dajtit është ‘zhdukur’ nën një mjegull gjigante.

08:48
“Do të vras”/ Rrahu ish-dhëndrin dhe i vuri pistoletën në kokë për ta vrarë, policia arreston 67-vjeçarin në Lezhë

Një krim brenda familjes është parandaluar nga policia në qytetin e Lezhës, ku një 67-vjeçar ka tentuar që të vrasë ish-dhëndrin e tij.

08:43
Tirana për vazhdimësinë ndaj Kastriotit, krutanët synojnë surprizën!

Java e 12-të e Abissnet Superiore rezervon përballjen e dy skuadrave që renditjen në skajet e klasifikimit, mes Tiranës kryesuese dhe Kastriotit të vendit të fundit.

08:35
Në treg ka shumë valutë, Euro prek nivelin më të ulët që nga gushti 2019

Euro e nisi javën me rënie të mëtejshme ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 120.92 lekëve, duke rënë për herë të parë këtë vit poshtë nivelit të 121 lekëve.

08:25
Covid, në javën e fundit, testimet në nivelin më të ulët vjetor në Shqipëri

Ndërsa shumë vende të botës gjenden në alarm prej frikës së variantit të ri Omicron të koronavirusit, dhe janë duke shtuar masat shtrënguese, në Shqipëri, në mënyrë të pashpjegueshme testimet kanë ardhur në ulje që prej muajit tetor, duke zbritur javën e fundit (30 nëntor -6 dhjetor) në kuotat më të ulta që që orej gati 13 muajsh.

08:12
​Rasti i tretë me Omicron është regjistruar në Kroaci

Instituti Kroat i Shëndetit Publik (HZJZ) konfirmoi sot rastin e tretë të variantit të koronavirusit omicron në vend.

07:57
Anëtarësimi në BE, Studimi: 43% e bizneseve nuk dinë nëse do përballonin dot kostot

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet ende në udhëkryq si një proces i gjatë që nuk është e qartë sa kohë do të marrë. Por vetvetiu qëndrimi statik për të qenë pjesë e kësaj familjeje shtron para pikëpyetjen nëse për situatën me të cilin do të përballet biznesi në një mjedis krejt të ri operimi.

07:40
Ndalen reshjet por ulen ndjeshëm temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje vetëm në orët e oara të mëngjesit. Nga mesdita pritet që reshjet të ndalen dhe të rikthehen të enjten.

07:07
Fyti i acaruar/ Lehtësimi me kurat natyrale në shtëpi

Dhimbjet në fyt, acarimi i tij dhe ngacmimet e kollës janë simptomat më të shpeshta që prekin shëndetin. Është koha kur virozat, gripi dhe i ftohti kërcënon hapur organizmin tonë. Problemet nisin me problemet në kapërcimin e ushqimit dhe sidomos kollën dhe teshtimat e njëpasnjëshme që shkaktohen pa pushim për shkak të acarimit të fytit. Por nëse mendoni se mënyra më e shpejtë për të përballuar acarimet e fytit dhe dhimbjet e shkaktuara prej tij është një vizitë në farmaci, zgjidhja është edhe më e shpejtë brenda në shtëpinë tuaj.

06:42
Dhimbja e shpatullës dhe lidhja me shëndetin e zemrës, çfarë duhet të dini

Një studim, ka zbuluar një lidhje mes faktorëve të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe dhimbjet apo problemet me shpatullën. Studimi u publikua në revistën Journal of Occupational and Environmental Medicine. Ekspertët shpjeguan se faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës përfshijnë: kolesterolin e lartë, tensionin e lartë të gjakut dhe diabetit. Ndërkohë tek problemet me shpatullën ata përfshinë dhimbjet, tendosjet, kontraktimet muskulore e të tjerë.

06:16
Përse duhet të hani ushqime tradicionale për një trup në formë

Ushqimi mund t’ju çojë në një kohë, vend dhe në një kulturë tjetër, prandaj gatimet tradicionale janë një mënyrë që lidh njerëzit me njëri-tjetrin. Të gjithë kemi përjetuar momente kur kemi nuhatur apo ngrënë diçka që na ka kujtuar fëmijërinë, ose kemi rikrijuar një gatim që kemi provuar nga një vend të cilin kemi vizituar. Edhe pse një regjim ushqimor i shëndetshëm përfshin edhe gatimet tradicionale, ky mesazh nuk është i dukshëm dhe shpesh nuk përcillet siç duhet.

05:50
Kundër njollave të errëta në lëkurë/ Trajtimet që funksionojnë vërtetë

Kur flitet për njollat që mund të pushtojnë lëkurën e fytyrës, por edhe atë të trupit trajtimet mund të jenë të panumërta. E gjithësesi shpejt gjendeni në pikën fillestare me këtë problem, një lëkurë plot me shenja të zeza të cilat doni t’i pastroni e t’i largoni.

05:15
Dashurojnë për gjithë jetën, këto 3 shenja dashurojnë sinqerisht

Ata i japin zemrat e tyre fort, por kur e bëjnë, është për pjesën tjetër të jetës së tyre. Këto janë tre shenjat e horoskopit, të cilat sipas astrologjisë dashurojnë sinqerisht.

03:46
Nju Jorku vendos vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit në kompanitë private

Kompanitë private në Nju Jork do të duhet të kërkojnë nga punonjësit që të vaksinohen kundër koronavirusit në të ardhmen, njoftoi sot kryebashkiaku Bill de Blasio.

03:13
Studimi/ Shkencëtarët zbulojnë përbërës që mund të ngadalësojnë aftësinë e COVID-19 për t’u përhapur

Shkencëtarët në Universitetin Case Western Reserve, Duke dhe Rutgers kanë identifikuar përbërës në gjenomën e koronavirusit që kanë potencialin të bllokojnë aftësinë e tij riprodhuese.

02:44
Franca miraton masa të reja kundër koronavirusit

Autoritetet franceze kanë miratuar masa të reja dhe më të rrepta kundër koronavirusit, duke përfshirë mbylljen e klubeve të natës për katër javë. “Diskotekat do të mbyllen për katër javë, deri në fillim të janarit”, tha kryeministri Jean Castex, i cili u bëri thirrje francezëve të reduktojnë kontaktet sociale.

02:22
NASA përzgjedh 10 astronautë të ri, në mesin e tyre katër gra

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka përzgjedhur sot 10 astronautë të ri dhe gjysma e tyre janë pilotë ushtarakë që ëndërrojnë Hënën dhe Marsin. Agjencia hapësinore prezantoi gjashtë burra dhe katër gra në një ceremoni në Hjuston, ku ndodhet kontrolli i misionit dhe trupi i astronautëve.

01:58
Rasti i tretë me Omicron është regjistruar në Kroaci

Instituti Kroat i Shëndetit Publik (HZJZ) konfirmoi sot rastin e tretë të variantit të koronavirusit omicron në vend.

01:40
Blinken diskuton me Zelensky një ditë para takimit Biden-Putin

Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka diskutuar sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky para takimit virtual të presidentit Joe Biden me homologun e tij rus Vladimir Putin.

01:21
Kurti: Sasia e informacioneve për vrasjen në Deçan është duke u shtuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar.

00:59
Meta flet sot për zgjedhjet e reja/ Presidenti të martën mban qëndrim për vendimin e Kushtetueses për zgjedhjet e 2019

Të martën presidenti Ilir Meta mund të shpallë datën për zgjedhjet lokale të pjesshme në 6 bashki që janë pa kryetar.