Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kamëz, ku gruaja deklaroi në polici se ka rënë nga ballkoni, por rezultoi se partner i saj 62-vjeçar e kishte dhunuar dhe hedhur nga kati i tretë.
Qeveria po bën gjithçka për të mbështetur qytetarët shqiptarë. Kështu deklaroi në seancën e sotme parlamentare Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla rrëzoi në Kuvend Paketën e Opozitës për krizën e çmimeve.
E premtja e datës 25 mars është caktuar si ditë zie në Kosovë, në nder të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, që u nda nga jeta një ditë më parë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 23 vjetorin e intervenimit të NATO-s theksoi se mësimet nga e kaluara qartësojnë vizionin për të ardhmen.
Në një gjest uniteti, rrallëherë të parë në Perëndim, NATO, G7 dhe BE mbajtën takime sot, duke i treguar botës një front të bashkuar të perëndimit për luftën në Ukrainë.
Liderët e NATO-s kanë marrë vendimin për të shtuar trupat e forcave të armatosura në Lindje, në ditën kur në Ukrainë bëhet një muaj nga momenti kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e vendit fqinj.
Flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të bashkisë së Gramshit që mbrëmjen e së mërkurës.
Fshati Rreth Kale është fshat i njësisë administrative Muhurr dhe ka rreth 200 familje.
Komisariati i Policisë Fier ka arritur të zbardhë një vjedhje të ndodhur në Fier. Pas denoncimit të bërë nga pronari i automjetit është bërë identifikimi i personit njëkohësisht edhe arrestimi i tij.
Objektivi parësor i qeverisë, teksa në vjen po ndihen pasojat e luftës në Ukrainë, është mbrojtja e qytetarëve, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në fjalën e saj këtë të enjte në kuvend.
Organizatat më të mëdha ndërkombëtare të gazetarëve kanë reaguar për dhunën ndaj grupit të xhirimit të emisionit investigativ Fiks Fare.
NATO përllogarit që deri në 40 mijë trupa ruse janë vrarë, plagosur apo kapur rob që nga fillimi i pushtimit të Moskës në Ukrainë.
Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi tha se në tre bashkitë ku tashmë është konfirmuar Gripi i Shpendëve do të ketë kontrolle për të penguar tregtimin e shpendëve.
Deputeti socialist Erion Braçe i është drejtuar në mënyrë të ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u shprehur se ai e vuri TVSH-në apo taksën e karbonit.
“Java e Parasë” është një aktivitet që zhvillohet në shumë vende të botës dhe synon ndërgjegjësimin e nxënësve dhe të rinjve për rëndësinë e parasë, dhënien e njohurive mbi sistemin ekonomik e financiar brenda dhe jashtë vendit.
Deputeti Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po përdor këtë pasojat e luftës në Ukrainë për t’u pasuruar, gjatë fjalës në Kuvend.
Gëzim Duka endet poshtë e lartë prej muajsh në kadastrën e Fierit.
Zbaticë më e theksuar por edhe një tërheqje deti më e madhe se kudo në vijën tonë bregdetare vihet re në Divjakë.
Një grua që ka rënë nga kati i tretë i banesën ku banonte në 11 mars raportoi gënjeu në polici, duke dëshmuar se ngjarja ishte aksidentale.
Banorët e zharrës në fier u bëjnë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për të zgjidhur situatën e rënduar mjedisore të shkaktuar nga puset e naftë.
Vlerësimet kanë vërshuar për Madeleine Albright, sekretarja e parë femër e shtetit amerikan në histori qe ende sot njihet si “kampionia e demokaracisë”.
Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediet jashtë kuvendit, u shpreh i hapur për bisedime me të gjithë demokratët për të bashkuar të djathtën.
Deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh këtë të enjte se duhet një bisedë e thellë me një grup që përfaqëson të gjitha palët, për të krijuar normalizim të situatës.
Shqipëria do të vazhdojë të blejë grurë nga Serbia, pavarësisht vendimit të qeverisë serbe për të ndaluar eksportimin e grurit.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet situata e rritjes së çmimeve, mocion i kërkuar nga Enkelejd Alibeaj.
Konviktet e reja të studentëve të Universitetit Bujqësor janë thuajse gati. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi dje pamjet e para se si duken nga lart godinat e rindërtuara.
Kryetari i Grupit Parlamenrar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij ka kërkuar një minutë heshtje nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Liderët evropianë dhe amerikanë u takuan sot për herë të parë që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha në foltoren e Kuvendit këtë të enjte se 30% e shqiptarëve sot jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërsa vendi po zhytet në një krizë të thellë ekonomike.
Nëntë shtetas janë vënë në hetim në Vlorë për vepra të ndryshme penale.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikyriya dhe Dashgin Aliyev, Drejtori për Zhvillimin Rajonal për Rajonin e Evropës në WCO zhvilluan një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.
Trupat ruse kanë hedhur në lindje të Ukrainës bomba me fosfor të bardhë, deklaroi kreu i administratës ushtarake ukrainase në Luhansk, Sergey Gaidai.
Seanca e Kuvendit këtë të enjte ka nisur me debat të ashpër për rendin e ditës.
Një aksident rrugor ka ndodh në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi në Fushë Bulqizë ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasoje janë plagosur shoferi dhe një nga pasagjerët.
Një banesë që ishte përshtatur në një laborator droge për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar këtë të enjte në Fushë Milot.
Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve rikujton tё gjithё tatimpaguesit, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё fatura tё fiskalizuara, se duhet tё marrin masa paraprake pёr rinovimin e certifikatës elektronike për fiskalizimin, në përputhje me afatet e vlefshmërisë së kësaj të fundit.
Koreja Veriore ka testuar një raketë të ndaluar interkontinentiale për herë të parë prej vitit 2017, sipas Koresë Jugore.
Të ardhurat buxhetore arritën në 28.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2021, duke shënuar një rekord të ri historik në këto 30 vite të tranzicionit sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.
Një anije ruse është shkatërruar pranë qytetit portual jugor të Berdyansk, sipas zyrtarëve rusë.
Liderët evropianë dhe SHBA po përgatiten të takohen për herë të parë që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë “gabim të madh” me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
Një shtetas u kap në Elbasan me drogë me vete, ndërkohë që pas kontrollit në shtëpi, iu gjetën mijëra fara kanabisi dhe sende të tjera për kultivimin e lëndës narkotike.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falenderuar ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias për ndihmën e Greqisë në lidhje me korridoret humanitare në Ukrainë.
Një individ shqiptar shpenzon mesatarisht 267 euro në vit për vezë, qumësht dhe djathë, sipas të dhënave që janë të publikuara në sistemin e të dhënave të Eurostat.
Moti i kthjellët dhe rritje temperaturash do të karakterizojnë vendin tonë këtë të enjte.
Autoriteti i Konkurrencës përgjegjës për të monitoruar tregun thotë se ka nisur hetimi si për karburantet, ashtu edhe çmimet e produkteve të shportës.
Protestat e pandalshme duket se e vunë në vështirësi qeverinë që fillimisht deklaronte me forcë se nuk mund të dnërhynte pasi çmimet i vendos tregu.
Shqipëria renditet e 14 në botë për lëndët e para për frymë. Pellgu naftëmbajtës i Patos Marinzës i zotëruar prej dy dekadash nga kompania Bankers, përbën 85% të rezervave të nëntokës shqiptare dhe është fusha më e madhe e naftës në tokë në Europën Kontinentale. Është vlerësuar se Patos Marinza përmban afërsisht 5.4 miliardë fuçi naftë. Kompania ka hapur 95% të të gjitha puseve që kanë një kapacitet prej 2050 ton naftë bruto në ditë.
Ministri i Financave të Britanisë së Madhe Rishi Sunak njoftoi të mërkurën një ulje të taksave prej 6 miliardë paund (7.9 miliardë dollarë) për punëtorët, si dhe uli taksën e karburantit dhe sinjalizoi një reduktim të ardhshëm të tatimit mbi të ardhurat.
Nëse Shqipëria sulmohet ushtarakisht, atëhera aktivizohet neni 5 i Traktatit të NATO-s që konsiderohet si agresion ndaj 30 anëtarëve të aleancës. Kjo i jep mbrojtje Shqipërisë por deri në aktivizimin e nenit 5 për ndërhyrjen e aleancës, kërkohet mbrojtje nga strukturat shqiptare. Nuk dihet nëse Shqipëria po mendon një strategji mbrojtje nisur nga zhvillimet e fundit. Minsitria e Mbrojtjes është treguar tepër hermetike me informacionet duke i konsideruar sekrete. Shqipëria duket e papërgatitur edhe për shpëtimin e jetëve njerëzore. Sot, vendstrehimet e ndërtuara gjatë regjimit komunist për raste lufte janë degraduar totalisht.
Presidenti i SHBA Joe Biden mbërriti në Bruksel të mërkurën në orën 9 të mbrëmjes për tju bashkuar samiteve me aleatët evropianë, G7 dhe NATO, që pritet të fokusohen në pushtimin rus të Ukrainës.
Shqipëria ka në Kushtetutë të shkruar detyrimin për ti ardhur në ndihmë shqiptarëve kudo që jetojnë.
Presidenti Putin është kujdesur shpesh të heqë një paralele mes Kosovës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
Gjeopolitika ruse dhe strategjia e saj synon që të mbajë dhe të forcojë pozitën si fuqi detare.
Argjira Spanca dhe Beniada Nishani drejtojnë rubrikën “N’trip” në E diell. Ato ishin të ftuara në ‘Goca dhe Gra’ ku kanë rrëfyer një incident gjatë udhëtimit të tyre në Korçë.
24 Shkurti i vitit 2022, ndoshta do jetë një datë që mund të kthejë rrjedhën e historisë.
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se po presin sinjalin e parë për të ngritur grupin e punës për bashkimin e partisë. Në deklaratën e tij për media pas mbledhjes të kryesisë së PD, Alibeaj tha se emrat do t’i përcaktojë ai ndërsa grupi i punës do të përbëhet nga të gjitha instancat e partisë.
Luftimet më të ashpra vijojnë në qendër të qytetit strategjik të Mariupolit, në ditën e 28 të luftës në Ukrainë.
Ka zgjatur rreth 3 orë mbledhja e kryesisë në Partinë Demokratike dhe ka dalë në një qëndrim ku miraton ngritjen e grupit të punës për bashkimin e partisë së bashku me deputetët e pezulluar.
Njëri nga të plagosurit nga aksidenti i mbrëmjes së sotme në aksin Milot-Fushë Krujë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur pas mbledhjes së Kryesisë, ku tha para gazetarëve se nuk pati propozime për emra konkretë.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Bruksel, ku do të marrë pjesë në disa samite urgjente për luftën e Rusisë në Ukrainë.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, thotë se për takimin e tretë midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, duhet atmosferë konstruktive dhe paqësore.
Qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe shprehën të mërkurën keqardhjen për “vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga diplomatët perëndimor”, për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Teksa komentonin takimin e Astritit dhe Alesjas, nisën diskutimet përse kjo e fundit nuk i kishte treguar shoqes (Rrushes) se po fliste me djalin që pëlqente.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamzë.
Në pamje të rënda të shparndara në rrjetet sociale nga Ukraina po shihen banorë vendas nganjëherë gra e fëmijë, të lidhur, të zhveshur apo të rrahur, në ato që duken si sulme vetëgjyqësie “vullnetarësh”, në mungesë të rendit civil.
Top Channel ka siguruar pamjet e aksidentit të ndodhur këtë mbrëmje në aksin Milot-Fushë Krujë, ku janë përplasur tre automjete.
David, 29 vjeç ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” ku rrëfeu se po punon që të rikthejë identitetin e tij pasi ka lindur femër, por ndihet mashkull. Për këtë ka bërë ndërhyrje për të hequr gjoksin dhe së shpejti do të nisë aplikimin e testosteronit.
Tomorr Alizoti ka folur në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PD duke thënë se “bashkimi i demokratëve të bëhet me akte konkrete, jo me retorikë”.
Elton Ilirjani së fundmi është kthyer në modelin më të kërkuar nga stilistët ekstravangant në New York dhe nga stilistët aziatikë, që kanë lançuar modelet e fundit me performancen e tij.
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot – Fushë Krujë, pranë fshatit Derven.
Një gazetare ruse që raportonte nga kryeqyteti ukrainas Kiev është vrarë këtë të mërkurë.
Që prej orës 19:00, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike. Kjo është mbledhja e parë pas dorëheqjes së deklaruar nga Lulzim Basha nga posti i kryetarit të partisë.
Të gjithë vajzat në studio kanë reaguar ashpër kundër Alesjas pas takimit që pati me Astritin. Rrushja donte të dinte përse nuk i ka treguar që e ka pasur komunikim me të me mesazhe.
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal me rritjen e çmimeve, ku kësaj herë të prekur janë qindra mijëra fermerë, të cilët duhet të paguajnë trefish për inputet bujqësore.
Sekretari i Shtetit Anthony Blinken ka njoftuar qeveria amerikane ka arritur në përfundimin se forcat forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë.
Ka zgjatur rreth 3 orë mbledhja e kryesisë në Partinë Demokratike, ku pati diskutime por edhe debate me tone të larta. Kjo ishte mbledhja e parë pas dorëheqjes së deklaruar nga Lulzim Basha nga posti i kryetarit të partisë. Fokusi i bisedës ishin dyert e blinduara, për të cilat anëtarët e kryesisë thonin se duhen hequr dhe të niste ribashkimi i demokratëve, duke iu referuar mbështetësve të Berishës.
Në studion e “Shqipëria Live” nuk munguan as pyetjet rreth aftësive të Florjanës në gatim.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon me intensitet inspektimet në tregje dhe markete të ndryshme të vendit.
Në orën 19:00, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike. Kjo është mbledhja e parë pas dorëheqjes së deklaruar nga Lulzim Basha nga posti i kryetarit të partisë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright.
Çfarë mund të ndodhë kur katër gra, me mosha të ndryshme të cilat janë operatore telefonike dhe shesin lodra seksi?
Përfaqësuesja shqiptare vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Spanjës që do të luaj ditën e shtunë në Barcelonë në stadiumin e Espanyol-it.
Në Kosovë është rritur edhe çmimi i materialeve në ndërtim.
Vajzat u rikthyen në klasat e mësimit sot në shumicën e Afganistanit pasi autoritetet Talibane njoftuan rihapjen e shkollave të mesme.
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, Madeleine Albright, gruaja e parë që u bë Sekretare e Shtetit në SHBA.
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot kryesinë e Partisë Demokratike në orën 19:00 për të diskutuar për situatën e brendshme në parti pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.
Qeveria do t’i drejtohet tregjeve ndërkombëtare për blerjen e karburanteve për të shmangur ndërprerje të furnizimit në vend.
Para se të niste lufta Rusi-Ukrainë, kur në vendin tonë nafta shitej për rreth 180 lekë mesatarisht, për të mbushur makinën plot paguaja rreth 5 400 lekë.
Pas Makariv, ukrainasit kanë mundur të rimarrin edhe qytetin e Irpin. Kryebashkiaku i Kievit, tha se pas luftimeve të ashpra, tashmë qyteti ishte sërish në kontrollin e tyre.
Analisti Skënder Minxhozi ishte i ftuar në një lidhje live në emisionin ‘Top Talk’ për ditën e sotme, ku foli për politikën pas lëvizjeve të fundit.
SHKBB ka arrestuar vizitorin në burgun e Lushnjes pasi kishte fshehur një plumb në veshmbathjet për kushëririn që po vuan dënimin.
Në studion e “Shqipëria Live” Bruno tregoi planet që ka për të ardhmen duke theksuar se do të jetë pjesë e ekranit.
Të ftuar në studion e “Shqipëria Live” çifti Bruno dhe Florjana treguan si kanë vijuar gjërat pas daljes nga Për’puthen.
Në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s në 24 marsit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, aleanca ushtarake do të njoftojë vendosjen e katër grupeve të reja beteje të NATO-s në Evropën Lindore – në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.
Valerie Reid është zonja që nuk duronte dot idenë që qentë e moshuar të vdisnin vetëm, kështu që ktheu shtëpinë e saj në një strehë kafshësh.
Në puntatën e sotme të Për’puthen u transmetua takimi i Astritit me Alesjan.
Një tjetër komandant rus u vra nga forcat ukrainase këtë të mërkurë.