Putin pëson tjetër humbje, vritet komandanti i lartë rus nga Ukraina

23/03/2022 18:33

Një tjetër komandant rus u vra nga forcat ukrainase këtë të mërkurë.

The Times shkruan se koloneli Alexei Sharov u vra duke luftuar me ushtarët ukrainas që po i rezistojnë pushtimit rus në qytetin e rrethuar bregdetar të Mariupolit .

Ai ishte komandanti i Urdhrit të Gardës 810 të Brigadës Zhukov, një degë elitë e marinsave ruse e vendosur në Sevastopol.

Sharov është koloneli i 5-të që vritet nga forcat ukrainase.

Vdekja e tij thuhet se është konfirmuar për mediat ruse nga zyrtarë në vend.

Top Channel