Ukrainasit rimarrin dhe një qytet tjetër, rusët tentojnë të krijojnë korridor në lindje

23/03/2022 19:26

Pas Makariv, ukrainasit kanë mundur të rimarrin edhe qytetin e Irpin. Kryebashkiaku i Kievit, tha se pas luftimeve të ashpra, tashmë qyteti ishte sërish në kontrollin e tyre.

“Makariv dhe Irpin janë sërish nën kontrollin e Ukrainës. Forcat ruse nuk do ti afrohen kurrë Kievit, ne më mirë do të vdisnim sesa ti dorëzoheshim pushtuesit , jemi gati për të mbrojtur qytetin tonë. Kievi tashmë është i fortifikuar, jemi gati të mbrojmë çdo ndërtesë, cdo rrugë të qytetit tonë. Aktualisht po zhvillohen luftime të mëdha afër Brovary në perëndim të kryeqytetit”, tha ai.

Ndërkohë trupat ukrainase kanë mundur po ashtu të zbrapsin nje sulm rus qytetin e vogël në jug Voznesensk dhe në Kherson duke shkatërruar një tank të pushtuesve. Megjithatë ruset po vazhdojnë të bomardojnë qytetin e Mariupolit, ku banorët e bllokuar aty vuajnë për ushqim dhe ujë, ndërsa llogaritet se 90 përqind e qytetit është e shkatërruar. Forcat ruse gjithashtu po sulmojnë edhe në jug ku kërkojnë të krijojnë një korridor tokësor midis Krimesë dhe Ukrainës lindore.

Ndërsa në qytetin verilindor të Sumyt , një anatër i këshillit të bashkisë i tha BBC se gati 100 mijë banorë kishin braktisur qytetin. ‘Qyteti jonë është pothuajse i rrethuar, kemi vetëm një dalje në poltava ku mund të kalojnë gratë fëmijët dhe ndihmat me ilaçet’, tha ai.

E rëndë është situata edhe në qytetin e Chernihiv, ku forcat ruse thuhet se kanë marrë peng shumë qytetarë ukrainas, më shumë se 150 mijë banorë janë bllokuar aty pasi rusia u preu lidhjet me kryeqytetin duke bombarduar urën lidhëse përgjatë lumit Desna.

Top Channel