“S’ma ka bërë akoma”, Bruno tregon se për çfarë bëhet fjalë, Florjana: Mos të mësohet keq

23/03/2022 20:25

Në studion e “Shqipëria Live” nuk munguan as pyetjet rreth aftësive të Florjanës në gatim.

Florjana kishte gatuar edhe për Brunon i cili e pëlqen shumë byrekun tradicional që bënte ajo.

Ai shprehu dëshirën për të mësuar dhe si gatuhej byreku, që ajo gatuante.

Byrekun duhet të ma mësojë, pasi e ben shume të mirë”, tha Bruno.

Florjana tregoi se e ka shumë pasion gatimin dhe specialiteti i saj është tava e peshkut.

Nuk mund të mungonte komenti i Brunos i cili duke qeshur tregoi se kishte nisur me kërkesat e ushqimeve, ndërsa specialitetin Florjana nuk kishte bërë akoma.

Sma ka bërë akoma këtë”, tha Bruno.

Ndërsa Florjana duke qeshur shtoi se kishte frikë se mos mësohej keq.

Ta bëj pak më vonë se kam hall se mësohesh keq”, shtoi Florjana.

Me sa dukej gjërat midis çiftit po shkonin shumë mirë pas daljes nga Për’puthen, ndërsa shakatë dhe humori nuk mungonoin në asnjë moment.

Top Channel