Biden zbarkon në Evropë. Takime ‘kokë më kokë’ me liderët për Ukrainën

23/03/2022 23:00

Presidenti i SHBA Joe Biden mbërriti në Bruksel të mërkurën në orën 9 të mbrëmjes për tju bashkuar samiteve me aleatët evropianë, G7 dhe NATO, që pritet të fokusohen në pushtimin rus të Ukrainës.

Biden pritet të njoftojë sanksione të reja kundër figurave politike dhe oligarkëve rusë gjatë samiteve të së enjtes. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Biden do të diskutonte gjithashtu qëndrimin e forcave të NATO-s në skajin e saj lindor dhe planet e emergjencës për një përdorim të mundshëm rus të armëve kimike ose bërthamore.

Biden do të fillojë takimet në NATO duke takuar Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ku do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm.
Prezent me anë të lidhjeje video ne këtë samit do të jetë edhe presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky.

Ndërsa të premten kur Biden pritet të shkojë në Poloni, do të diskutohet në lidhje me çështjet evropiane të energjisë, ku presidenti pritet të theksojë qëndrimin se SHBA do të shikojë mudnësinë për të rritur furnizimet me gaz natyror të lëngshëm në Evropë në javët e ardhshme.

Top Channel