Përplasen tre makina në aksin Milot-Fushkrujë, një shofer mbetet i bllokuar në mjet

23/03/2022 21:00
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot – Fushë Krujë, pranë fshatit Derven.

Të paktën tre automjete janë përfshirë në aksident, ndërsa paraprakisht deklarohet se drejtuesi i njërit prej automjeteve ka mbetur i bllokuar brenda mjetit dhe po punohet për nxjerrjen e tij.

Paraprakisht flitet për disa të plagosur.

Në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel