“Celulë seksuale”/ Komedia më e re në skenën e teatrit eksperimental në Tiranë

23/03/2022 20:00

Çfarë mund të ndodhë kur katër gra, me mosha të ndryshme të cilat janë operatore telefonike dhe shesin lodra seksi?

Shfaqja “Celulë seksuale: është cilësuar nga autorja e saj A.Longaretti si komedi e hidhur. Kjo pjesë është përzgjedhur nga producentja Shegushe Bebetipër tu vënë në skenën e teatrit kombëtar eksperimental Kujtim Spahivogli nën regjinë e Donard Hasani.

Përgjatë dialogjeve ato shpalosin marrëdhëniet midis tyre, jetën e përditshme, dashuritë dhe urrejtjet, dramat dhe pasionet. Konfliktet ndërmjet tyre, grupimet dhe insinuatat që krijohen të sjellin brenda kësaj mikrobote, një vizion rreth mënyrës se si funksion shoqëria në përgjithësi.

Kjo pjesë është një nga veprat më të suksesshme të dramaturgjisë bashkëkohore. Ajo merret me njeriun e thjeshtë, me mënyrën se si ai arrin të mbijetojë në një mjedis social. Jo më kot katër personazhet e përzgjedhur nga autorja janë të moshave të ndryshme. Dhe pavarësisht interesave, dëshirave, halleve, problematikave, fundi është i lumtur.

Top Channel