E premte, 01 Prill 2022
10:58
Arrestimi i ish deputetit Alqi Bllako, SPAK njoftim zyrtar: Vendimi u ekzekutua nga policia në 03:30 të mëngjesit

SPAK ka dhënë njoftim zyrtar për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme nga Policia e Shtetit për arrestimin e ish-deputetit të PS Alqi Bllako.

10:56
Mospajtimet në relacionin BE-Kosovë-Serbi për integrimin e gjyqësorit

Pezullimi i një gjyqtareje serbe të Kosovës që mori pjesë në një takim me Vuçiqin në Beograd, ka nxitur reagime të shumta. Serbët kanë protestuar, BE ka reaguar e kryeministri Kurti i ka shpjeguar procedurat.

10:41
EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë të mbetur në tentativë në Itali, kapet 48-vjeçari në Berat

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, e mbetur në tentativë. është kapur nga policia në Berat.

10:38
Reali merr një tjetër Vinicius, talenti 18-vjeçar ikën nga Ukraina prej luftës

Reali i Madrid siguron një nga të rinjtë me të talentuar të futbollit brazilian. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin e Shaktar Donjeckut, Vinicius Tobias, që do t’u bashkohet fillimisht “Los Blancos” në formë huazimi.

10:29
Policia ishte gati ta arrestonte! Zbulohen prapaskenat, çfarë ndodhi pas shuplakës së Smith në mes të “Oscar”

Producenti i shfaqjes së ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”, Will Packer ka treguar se policia ishte gati ta arrestonte Will Smith pas incidentit që ndodhi me Chris Rock.

10:24
Shembet miniera në Serbi, 8 të vdekur dhe 20 të plagosur

8 minatorë kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në një miniere qymyri në Serbi.

10:18
Pse 1 Prilli është “Dita e Gënjeshtrave” dhe ç’duhet të dini për të

Nuk e dimë nëse ju kanë gënjyer apo keni gënjyer sot, por e dini si lindi 1 Prilli-Dita e Gënjeshtrave?

Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit” dhe nëpër botë njihet si “Dita e Budallenjve” (April Fool’s Day).

10:13
Rusët konfiskojnë 14 ton ushqime dhe ilaçe, ngec procesi i evakuimit në Mariupol

Katërmbëdhjetë ton ushqime dhe ilaçe që ishin nisur për në qytetin e Melitopol, u konfiskuan nga forcat ruse teksa një korridor humanitar supozohej te ishte i hapur për të nxjerrë ukrainasit e bllokuar nga zonat e bombarduara.

10:09
Artisti shqiptar i njohur në Itali sjell në Tiranë ekspozitën “Rikthim”

“Rikthim” është ekspozita personale e piktorit të njohur Duli Caja.

09:55
Inteligjenca britanike: Ukraina ka rimarrë kontrollin e dy fshatrave

Inteligjenca ushtarake e Britanisë së Madhe ka thënë më 1 prill se forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e fshatrave, Sloboda dhe Lukashivka, në jug të qytetit Çernihiv.

09:55
Shembet gjatë natës ura në Kukës, gurët bllokojnë rrugët (Pamjet)

Një urë në aksin Kukës-Shishtavec është shembur gjatë natës për shkak të motit të keq.

09:44
Trump kërkon ndihmë nga Putini për të luftuar presidentin Biden

Donald Trump i kërkon presidentit rus Putin të publikojë informacione kompromentuese që mund të ketë për djalin e presidentit Biden.

09:40
Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me rreth 15 kg kokainë

Një 26 vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në Genova pasi u kap me lëndë narkotike.

09:30
Gazi i lëngshëm amerikan për Evropën, “liri” apo vetëvrasje klimatike?

Në shumë vende të Evropës, gazi i lëngshëm është i ndaluar. Por tani BE-ja dëshiron të zëvendësojë gazin rus me gaz të lëngshëm nga SHBA. Por kjo mund të vërë në pyetje klimën.

09:23
Viza angleze, dokumente shkollore e shëndetësore të falsifikuara, arrestohen 3 persona  (Detaje)

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është marrë nën hetim në Shkodër, pasi dyshohen se kanë falsifikuar dokumente.

09:21
Vjen kënga e re e Ardian Bujupit, ja si duket Jasmina pranë tij

Ardian Bujupi ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Tranova”. Në klipin e këngës ka marrë ish konkurrenten e Për’puthen, Jasmin Kadriu, e cila duket tepër sensuale.

09:14
Austria dhe Gjermania për përshpejtimin e zgjerimit të BE

Kancelarët Scholz dhe Nehammer u takuan në Berlin: Gjermania dhe Austria në sfondin e luftës me sulmin rus ndaj Ukrainës duan ta avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

09:02
Coutinho, i shumëkërkuar në Premier, Barça “fërkon duart”

Philippe Coutinho rezultoi një nga zhgënjimet më të mëdha të Barcelonës gjatë viteve të kaluara. Në verë klubi dhe lojtari brazilian ndanë rrugët, por tani klubi katalan duhet të gjejë një blerës përfundimtar pasi t’I përfundojë huazimi tek Aston Villa.

08:51
Bulqizë/ Përdoreshin për biznes, policia ndërhyn për lirimin e ambienteve të Pallatit të Kulturës

Policia e Bulqizës ka ndërhyrë për lirimin e ambienteve të pallatit të kulturës që përdoreshin për biznes.

08:36
“E përdhunoi vajzën para syve të mi”, babai rrëfen ngjarjen tronditëse: Infermieri më ka kërcënuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj, ku një 32 vjeçare me aftësi të kufizuara është përdhunuar nga infermieri i fshatit.

08:27
Zelensky shkarkon “tradhtarët”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ka shkarkuar dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë kombëtare, duke thënë se janë “tradhtarë”.

08:08
Muaji prill nis me reshje shiu, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Vranësirat e shpeshta vazhdojnë të jenë prezente në vendin tonë duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin.

07:42
Policia shuan dyshimet: Alqi Bllako nuk është arratisur, u vetëdorëzua në 3 të mëngjesit

Policia ka shuar dyshimet për vendndodhjen e Alqi Bllakos.

E enjte, 31 Mars 2022
22:57
Tërhiqen të gjitha trupat ruse që pushtuan Çernobilin

Ukraina ka njoftuar se të gjithë trupat ruse që pushtuan centralin bërthamor të Çernobilit tashmë janë larguar nga zona, ndërkohë që pak më parë u raportua se vetëm një pjesë e vogël e tyre ishin tërhequr.

22:56
Si ‘u zhduk’ autokolona gjigante ruse? Pentagoni: Nuk dihet nëse ekziston ende

Autokolona gjigante e tankëve rusë rreth 64 km që i drejtohej kryeqytetit ukrainas, Kiev në ditët e para të luftës u zhduk papritur.

22:52
“Ka llogaritur gjithçka gabim”, ish-ministri rus: Putini ka dështuar me planin e tij

“Presidenti rus Vladimir Putin gaboi kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës. Plani i tij për të dobësuar aleancën e NATO-s përmes pushtimin të vendit fqinj ka dështuar”, thotë ish-ministri i Jashtëm rus Andrei Kozyrev.

22:43
148 fëmijë ukrainas të vrarë që nga fillimi i luftës, 15 aeroporte të shkatërruara

Ministrja e Mbrojtjes në Ukrainë ja njoftuar ditën e sotme se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë e deri më tani, janë vrarë në total 148 fëmijë.

22:38
Zhduket Alqi Bllako, policia nuk e ka ende ne pranga

Policia zbatoi urdhër arrestet e zyrtarëve të akuzuar nga SPAK në dosjen e inceneratorëve vetëm pjesërisht.

22:15
Nesër hapet korridor humanitar në Mariupol/ Biden: Putini po ndëshkon këshilltarët e tij

Në një 1 prill civilët do të evakuuohen nga Mariupoli në Zaporizhia përmes një korridori humanitar.

22:06
Roland Bejko: Basha është për në burg, Berisha flet sikur s’ka ndodhur asgjë

Roland Bejko u shpreh mbrëmjen e sotme në ‘Open’ se i duket absurd fakti që në fillim Berisha nuk la akuzë pa hedhur ndaj Bashës ndërsa tani sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë se fitoi në zgjedhje.

22:01
Kuvendi miraton me 77 vota pro ‘Paketën e Rezistencës Sociale’

Paketa e Rezistencës Sociale është miratuar nga Kuvendi gjatë seancës së sotme parlamentare me 77 vota pro dhe 40 kundër.

21:55
Momenti i arrestimit të zyrtarëve të akuzuar për inceneratorët (Fotot)

Momentet e arrestimit të zyrtarëve të përfshirë në aferën e inceneratorëve janë publikuar.

21:45
Bashkimi i Bashës me Berishën? Roland Bejko zbulon çfarë po ndodh në PD

Sekretari për Pushtetin Vendor në PD tha mbrëmjen e sotme në ‘Open’ se kjo mënyrë diskutimi nuk po i çon drejt bashkimit demokratët.

21:33
Zekthi: Bashkimi i të djathtës nuk është ajo që përfaqëson Berisha dhe Basha

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ në Top Channel po diskutohet nëse Sali Berisha mund ta bashkojë dot Partinë Demokratike.

21:32
Nëna e katër fëmijëve mes 20 të vrarëve nga kartelet në dyluftimin ilegal të gjelave në Meksikë (fotot)

Një nënë e katër fëmijëve nga Chicago në SHBA, ishte mes 20 njerëzve të masakruar nga zjarri i karteleve të drogës në një event klandestin bastesh me dyluftime gjelash, të dielën në perëndim të Meksikës.

21:20
Moti i keq dhe erërat e forta shkaktojnë probleme në Fier, nuk ka të lënduar

Moti i keq dhe erërat e forta me shpejtësi deri në 50 km/h në pasditen e sotme kanë shkaktuar probleme në Fier. Era e fortë ka shkulur konstruksionin metalik të tribunes së stadiumit të Fierit.

21:18
Turistët aksidentohen në Mallakastër, ruloti del nga rruga (Pamjet)

Një mjet tip rulot me targa të huaja ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Poçem në Mallakastër, burrë e grua përfundojnë në spitalin e Fierit. 

21:00
Merret në pyetje nëna “vrasëse”/ Greqi, braktiset nga avokati, dyshohet se vrau tre vajzat e saj

Me masa të paprecedentë sigurie, e shoqëruar nga dhjetëra police dhe e veshur me jelek antiplumb, 33-vjeçarja Rula Pispirigou, që është arrestuar me akuzën e vrasjes me qëllim të të paktën një prej tre vajzave të saj, dërgohet nga zyrat e prokurorisë në ato të hetuesisë.

20:55
Kapitaneria e portit të Brindizit lejon nisjen e tragetit të linjës drejt portit të Vlorës

Drejtoria e Përgjithshme Detare sapo konfirmoi se kapitaneria e portit të Brindizit ka lejuar nisjen e tragetit të linjës drejt portit të Vlorës.

20:41
Noteri gabon në regjistrimin e pronës së qytetares në kadastër: Mos më çaj b…. nuk t’i jap dokumentet

Shpresa Shushku tregoi për emisionin Fiks Fare se noteri Sami Dervishi ka bërë një gabim në hartimin e kontratës së dhurimit. Nëpërmjet të cilës Shushku bëhej pronare e një pasurie të dhuruar nga daja i saj.

20:39
Kameruni përdor miell e bukë patateje të ëmbël, për të zbutur krizën e çmimeve (fotot)

Bukëpjekësi kamerunas Guy-Marcel Nganta ka përdorur prej vitesh pataten e ëmbël, rrënjët kasava dhe miellin e misrit për klientelën e tij modeste.

20:31
Presidenti, filloi loja?/ Sinjali i Berishës pas batutës së Ramës dhe numrat e ndarë të PD

Në shahun politik të Tiranës, Edi Rama vazhdon luan nga pozitat e fituesit.

20:30
Parlamenti tunizian rrethohet me gardhe telash pas shpërndarjes nga presidenti (fotot)

Parlamenti i Tunizisë ishte sot i rrethuar me tela me gjemba një ditë pasi presidenti Kais Saied urdhëroi shpërndarjen e tij dhe zgjatjen e gjendjes tetë-mujore të emergjencës.

20:14
SHBA do të lëshojë në treg një sasi rekord nafte, parashikohet ulje e çmimit

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, së shpejti do të njoftojë lëshimin e një sasie rekord të naftës nga rezervat strategjike të SHBA-së.

20:02
Rriten “aksionet” e Brojës/ Vlera e kartonit shkon 18 milion euro, i dyti pas Gjimshitit

Armando Broja është lojtari i dytë më i shtrenjtë i përfaqësueses shqiptare. Më 29 mars, pikërisht në ditën e ndeshjes miqësore me Gjeorgjinë dhe pak ditë pas asaj me Spanjën, sulmuesi kuqezi i Chelsea dhe i huazuar tek Southampton ka arritur vlerën rekord në trasnfertmarkt të 18 milion eurove.

20:02
Vllaznia-Partizani/ Ndeshja gjysmëfinale e Kupës sot në “Elbasan Arena”

Vllaznia-Partizani është ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë që do të luaj sot në “Elbasan Arena”. Të dyja këto skuadra edhe në kampionat janë në një garë të fortë për një vend në zonën evropiane të klasifikimit, ndërkohë që Kupa është një tjetër mundësi që u jepet për të marrë pjesë në Conference League.

19:59
Ftesë në 5/ Rikthehet Era Istrefi, këngëtarja me një video surprizë për TCH

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetua ekskluzivisht klipi më i ri i këngëtares me famë ndërkombëtare, Era Istrefi.

19:55
Kafe në vend të plehut, bujku bën zgjedhjen “inovative” në kohë krize

Ky është Alban Çakalli, nga fshati Mamurras, i Kurbinit, në 4 dynym sera ka mbjellë kultura të ndryshme bujqësore duke filluar nga qepët e deri tek fruti i pasionit. Ai thotë se nga shitja e tyre nuk ka fituar aq para sa të blej plehrat kimike që kushtojnë shumë. Për të shpëtuar të mbjellat në sera Albani në vend të dapit, ures dhe superfosfatit tokën e plehëron me miellin e kafës.

19:52
Fatura shqiptare e krizës, Hulumtimi:Shqipëria me çmimet më të shtrenjta

Shqipëria ka çmimet më të larta të produkteve të shportës në rajon. Në një vëzhgim të kryer nga emisioni “Wake Up” rezulton se çmimet e ushqimeve bazë në këto shtete janë rritur ndjeshëm nga janari e deri në mars.

19:50
“Gaz vetëm me rubla” Presidenti rus ndryshon mendje! Europa gati për mungesën e gazit

Ndonëse më herët presidenti rus Vladimir Putin u premtoi vendeve perëndimore se do të lejojë pagesat në euro për gazin, shumë shpejt ndryshoi qëndrim.

19:45
Dy të lënduar për shkak të erës së fortë, ndërpritet edhe energjia elektrike

Dy të rinj u shtruan në spitalin e Beratit për shkak të stuhisë së fortë të erës paraditen e së enjtes.

19:36
Rritja e faturave, ekspertët: Lëvizje e pastudiuar! Qeveria, masa më serioze

Menaxhimi, më shumë se kriza globale e energjisë nga efektet e luftës Rusi-Ukrainë është shkaku kryesor që po rrit çmimin e energjisë për bizneset e familjet e pasura në vijim.

19:02
“Do të ndaja shtratin me ty”, Samueli fillon me provokimet që në takimin e parë

Në studion e Për’puthen u transmetua takimi i Lauretës me Samuelin i cili nisi me fjalë të ëmbla dhe gjeste romantike .

18:54
Hyn në fuqi Akti Normativ, dy deri 10 milionë lekë gjobë tregtarët që abuzojnë me çmimet

Akti normativ për monitorimin e çmimeve të shportës ka hyrë në fuqi ditën e sotme, ku përcaktohet se bordi do të monitorojë çdo javë çmimet e produkteve, sipas listës së miratuar prej tij dhe do të vendosë marzhin e fitimit. Tregtarët që do të abuzojnë me çmimet do të përballen me gjobë nga dy deri 10 milionë lekë.

18:51
Bardh Spahia merr zyrtarisht detyrën e kryetarit të bashkisë Shkodër

Bardh Spahia ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të bashkisë Shkodër.

18:46
Fotot prekëse! Angelina Jolie viziton fëmijët ukrainas në spitalin e Romës

Angelina Jolie ka vizituar fëmijët e sëmurë në spitalin e Romës këtë të enjte.

18:37
Era e fortë rrëzon pishat në Pyllin e Sodës

Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës ka rrëzuar disa pisha në Pyllin e Sodës.

18:31
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, ‘shënjestron’ teknologjinë

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ditën e sotme sanksione të reja ndaj Rusisë, këtë herë duke ‘goditur’ sektorin e teknologjisë.

18:26
Sylvester Stallone thotë ‘po lutem’ për Bruce Willis pas diagnozës së sëmundjes mendore, megjithë konfliktin (fotot)

Aktori amerikan Sylvester Stallone ka thënë sot se “mban në lutjet e tij” kolegun Bruce Willis pas diagnostikimit me afazi.

18:25
Top Talk/ Frrok Çupi: Ja pasojat e rikthimit të tretë të Berishës në pushtet

Gazetari Frrok Çupi foli për “Top Talk” rreth pasojave që mund të vijnë nëse Berisha mund të rikthehet në pushtet.

18:11
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjedh Zëvendëskryetarin e ri

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme ku rend kryesor i ditës ishte zgjedhja e Zëvendës Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

17:53
Rusët largohen nga zona e Çernobilit, ‘shënjestrojnë’ Donbasin

Trupat ruse janë parë të largohen nga zona Çernobilit këtë të enjte, një nga zonat e konsideruara si objektiv i rusëve që në fillim të luftës.

17:52
Manastirliu në Kuvend: Të palëkundur për të mbajtur zotimet tona edhe në këto kohë me kriza globale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Parlament ka deklaruar se në këto kohë të krizave globale, qeveria shqiptare është treguar e palëkundur për të mbajtur të gjitha zotimet e premtuara para qytetarëve.

17:49
Gjiknuri-opozitës: Ju nuk merrni dot pushtet me votë! PD drejt shkërmoqjes totale!

Deputeti Damian Gjiknuri, njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, nga foltorja e Kuvendit i është kthyer opozitës për kërkesat që kjo e fundit ka kërkuar për heqjen e taksave për karburantin. Gjiknuri deklaroi se qeveria po mbështet shtresat në nevojë për të zbutur efektet e lëvizjes së çmimeve.

17:41
Mbajtëse të gurta misterioze të riteve të lashta mortore zbulohen në Indi (fotot)

Studiuesit kanë zbuluar ato që quanin “kavanozë misteriozë” në Indi, që mund të jenë përdorur për praktika të lashta varrimesh njerëzore.

17:34
Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 69 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë humbje jete dhe janë shëruar 69 qytetarë nga infektimi me Covid19.

17:27
Aksident i rëndë në “Rrugën e Elbasanit”, makina bëhet copash (Pamjet)

Një aksident i i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

17:19
A tregon rekrutimi i ushtarëve nga Lindja e Mesme mungesë besimi tek forcat ruse?

Disa nga ushtarët rusë janë pa përvojë dhe në lidhje me këte fakt ka prova, megjithëse Rusia nuk do të pranonte kurrë diçka të tillë.

16:58
Vetëm 15% e dosjeve të sakta në Kadastrën e Durrësit, Ambasadorja e SHBA-së: Presim hapa konkretë për rritjen e transparencës

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me raportin se 15% e dosjeve të Kadastrës së Durrësit janë të sakta.

16:56
Bie nga banesa dy katëshe prej erës së fortë, përfundon në spital 40-vjeçari

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë të enjte.

16:52
Pagesa e gazit me rubla, Gjermania dhe Franca reduktojnë furnizimin nga Rusia

Ministri Francez i ekonomisë Bruno Le Maire ka bërë me dije ditën e sotme se Franca dhe Gjermania po përgatiten për një reduktim të furnizimit të gazit.

16:48
Era e fortë riaktivizon vatrën e zjarrit në grumbullimin e mbeturinave në Vlorë

Era e fortë që ka përfshirë vendin ka riaktivizuar vatrën e zjarrit në pikën e grumbullimit të mbetjeve të qytetit të Vlorës.

16:46
Sa njerëz shihni në këtë iluzion optik? Fytyrat e tyre do të zbulojnë shumë për veten tuaj (fotot)

Edhe pse në pamje të parë mund të mos duket, në këtë iluzion optik shihen pesë njerëz.

16:40
Këshilli Bashkiak i Kukësit vlerëson me titull nderi Drejtorin e Spitalit të Prizrenit, doktor Afrim Avdajn

Këshilli Bashkiak i Kukësit me propozimin e disa këshilltarëve ka vlerësuar në mbledhjen e tij të radhës me titullin qytetar nderi i Kukësit,Drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, doktor Afrim Avdaj.

16:36
Putin ultimatum blerësve: Pagesat e gazit në rubla

Ndonëse më herët presidenti rus Vladimir Putin u premtoi vendeve perëndimore se do të lejojë pagesat në euro për gazin, shumë shpejt ndryshoi qëndrim.

16:19
Mësuesja vritet me thikë nga kolegia me mbesat e saj pas akuzave se kishte ofenduar Profetin Muhamed (fotot)

Një mësuese në Pakistan është masakruar me thikë nga një kolege femër dhe mbesat e saj, të cilat besonin raportimet e pakonfirmuara se viktima kishte ofenduar profetin musliman Muhamed, njoftonte sot policia e vendit.

16:18
Moti i keq në vend/ Tre të plagosur! Dy persona rrëzohen nga çatia prej erës së fortë, depozita e ujit bie mbi të miturën

Mot i keq ka përfshirë të gjithë vendin tonë këtë të enjten, ndërsa janë plagosur dy të rinj në qytetin e Kuçovës dhe një 40-vjeçar në Dhërmi.

16:03
Stuhia e fortë e erës, plagosen rëndë dy të rinj në Kuçovë

Dy ngjarje të rënda aksidentale kanë ndodhur si pasojë e stuhisë së erës në Kuçovë këtë të enjte, ku janë plagosur një djalë 26 vjeç dhe një 17-vjeçare.

15:55
Qyteti në Kinë vendos të vrasë të gjithë kafshët shtëpiake të të prekurve me Covid-19, e anullon pas zemëratës (fotot)

Autoritetet kineze kishin njoftuar planin për të eliminuar të gjitha kafshët shtëpiake të një zone me të infektuar me Covid-19, por anulluan planet ekstreme pas zemërimit të rezidentëve.

15:53
Fifi feston sot ditëlindjen, i dashuri e uron: Të adhuroj… (Fotot)

Kengëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si “Fifi”, feston sot ditën e saj të lindjes.

15:51
Veliaj pret përfaqësuesin për tregtinë nga Britania e Madhe: Përforcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësuesin për tregtinë nga Britania e Madhe, Martin Vickers, bashkë me delegacionin e tij, i shoqëruar nga ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.

15:46
Të shtunën do të ketë mësim, zëvendësohet pushimi i 21-marsit/ Ja kur zëvendësohen ditët e tjera

Këtë të shtunë do të zhvillohet procesi mësimor, ku do të zëvendësohet pushimi i datës 21 mars.

15:33
Shtohen fluturimet nga Rinasi, me 20 euro drejt Lionit, Nurembergut dhe Varshavës

Për shqiptarët, nga korriku, Europa do të jetë edhe më afër. Aeroporti i Rinasit do të ketë tre destinacione të reja për pasagjerët në Lyon të Francës, Nuremberg, Gjermani dhe Varshavën e Polonisë. Çmimet për këto destinacione fillojnë nga 20 euro.

15:30
Bujqësia plehëron më pak/ Fermerët: çmimet janë shumë të larta

Të mbjellat e këtij sezoni në Myzeqe nuk po marrin shërbimin e duhur të  plehërimit.

15:29
Vllaznia-Partizani, ndeshja gjysmëfinale e Kupës sot në “Elbasan Arena”

Vllaznia-Partizani është ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë që do të luaj sot në “Elbasan Arena”.

15:23
Nis stërvitje e atletëve ukrainas në Elbasan: Kemi nevojë sepse sezoni po afron

Me të mbërritur në Elbasan atletët ukrainas kanë nisur menjëherë stërvitjen në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”.

15:23
Adoleshentja ‘sadiste’ burgoset për vrasjen e psikiatrit baba i dy fëmjëve, në sulmin homofobik (fotot)

Një 16-vjeçare “sadiste dhe e ligë” është burgosur dje në Britani për rrahjen për vdekje të një psikiatri në një sulm të rëndë homofobik, për të cilën fqinjët thonin se kishte dalë nga binarët pas ndarjes së prindërve.

15:18
Putin u gënjye/ Këshilltarët e mbajnë me gënjeshtra për Ukrainën

Në një sulm të paprecedent, shefi i agjencisë britanike të përgjimeve, GCHQ, më të madhe në botë jashtë territorit amerikan, e cilëson “luftën personale” të Putinit në Ukrainë si një boomerang.

15:05
Berisha “merr” dhe grupin, vjen në mbledhje/ Alibeaj: Je non- grata dhe prish marrdhëniet me SHBA

Me 9 shtator u dëbua nga grupi parlamentar  nga  Lulzim Basha, por të enjten në mëngjes Sali Berisha u ul në të njëjtën karrige që është ulur më parë  duke bërë ‘nul’ në formë dhe në përmbajtje, çdo vendim te marrë nga lidershipi demokrat.

15:01
Faturat e dritave do të rriten/ Qeveria ndryshon qëndrim: Do mbrojmë vetëm të varfërit

Prej  fillimit të krizës energjetike mesin e vitit të shkuar,  ky ka qenë një qëndrim konstant i kryeministri Edi Rama për mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike një mall që blihet dhe shitet nga shteti.

14:49
NATO “nuk e fal” Rusinë: “S`na e hidhni dot”, Stoltenberg- Rusët nuk po tërhiqen!

Nuk po shohim tërheqje të trupave ruse në Ukrainë, përkundrazi, presim sulme të tjera deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një qëndrim që duket në një linjë me skepticizmin e zyrtarëve amerikanë lidhur me pretendimin e Moskës se po largon ushtarët nga zonat rreth Kievit e Chenihivit, në shenje vullneti të mirë për negociatat e paqes.

14:43
Furgoni përplaset me kamionët, përfundon në spital shoferi

Një furgon dhe dy kamionë janë përfshirë mesditën e sotme rreth orës 13:00 në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i furgonit.

14:35
“Ka mbaruar koha jote”/ Balla: Të dëgjosh Saliun që flet për korrupsion, si djalli për biblën

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla replikoi pas fjalës së Sali Berishës në foltore, ku tha se ky i fundit është personi i vetëm nin-grata në Kuvend dhe flet për anti-korrupsion. 

14:30
Balla-Shehut: Tritan, mos pi birrë gjermane se i ke qejf ti, pi birra shqiptare se është kohë krize

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla replikoi me deputetin e PD-së Tritan Shehun, të cilit i bëri thirrje të konsumojë produkte shqiptare.

14:30
Berisha me tone të ashpra në Kuvend: Jeni organizatë e vërtetë, keni mbushur valixhet me para

Sali Berisha ka folur me tone të ashpra në Kuvend duke thënë se qeveria vepron si organizatë kriminale dhe vetëm gënjen.

14:19
E rëndë në Elbasan/ Arrestohet 44 vjeçari, kërcënoi gruan se do e vriste me armë zjarri

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënoi se do e vriste me armë zjarri.

14:09
Vuçiç paralajmëron dorëheqje: Do largohem nga lidershipi i partisë pas zgjedhjeve!

Zgjedhjet e 3 prillit në Serbi do e sjellin të paktën një ndryshim që përpara se të mbahen: presidenti Aleksandar Vucic, kandidat i Partisë Përparimtare Serbe, SNS, njoftoi se do të japë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike.

14:02
Trupat nëpër rrugë, makthi i ri i Ukrainës: Dinjitet të paktën në varr!

Pavarësisht pretendimeve të Rusisë se do të reduktonte në mënyrë drastike aktivitetin ushtarak rreth Kievit, kryeqyteti ukrainas dhe zonat përreth tij i kanë parë bombardimet të vazhdojnë këto 24 orët e fundit.

13:57
Alarmi në Suedi: Avionë rusë me armë atomike shkelin hapësirën ajrore

Dy avionët rusë që shkelën hapësirën ajrore suedeze në fillim të këtij muaji ishin të pajisur me armë bërthamore. Fluturimi i tyre pranë ishullit Gotland më 2 mars, po cilësohet si një akt i qëllimshëm, që synonte frikësimin e Suedisë, thonë mediat vendase.

13:53
Grida Duma i përgjigjet Ballukut: Faturën e energjisë po e subvencioni me taksat e shqiptarëve, jo nga xhepi juaj

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma i është përgjigjur ministres Balluku e cila tha se “opozita po e nxin Shqipërinë”.