Gazetari Frrok Çupi foli për “Top Talk” rreth pasojave që mund të vijnë nëse Berisha mund të rikthehet në pushtet.

Ai bëri disa krahasime në periudha të ndryshme zgjedhjesh në Shqipëri dhe i konsideroi situatat, të njëjta politike.

Gazetari tha se Sali Berisha nuk ka as mbështetjen e popullit dhe as të vendeve perëndimore.

Ne nuk e lejuam të marrë pjesë dhe jemi në të njëjta kushte. Berisha nuk ka as përkrahjen e popullit as përkrahjen e perëndimit”, tha Çupi.

Gazetari mendon se nëse Berisha do të shkojë në votim atëherë duhet të harrojmë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse do ta çojmë Berishën në votim duhet të harrojmë raportet me SHBA-në”, shtoi më tej ai.

Çupi i konsideron veprimet e Berishës si bëma kundër popullit dhe interesave duke e konsideruar si armik të demokracisë, ndërsa shton se “nuk duhet të humbasim kohë për t’i bërë qejfin një njeriu të përzënë nga populli dhe Shtetet e Bashkuara”.

“Një njeri që është shpallur nga Shtetet Bashkuara të Amerikës, më në fund si një armik i demokracisë dhe i korruptuar i madh nuk është në nderin e një politike një komisioni qendror zgjedhjesh, që ta shpallë kandidat për të ardhur në krye të shtetit”, u shpreh Çupi.

Kjo temë i referohet situatave të fundit politike në vendin tonë kryesisht pas dorëheqjes së Bashës.

Në këtë situate ekspertët nuk mohojnë mundësinë që Berisha të rikonkurojë sërish ne zgjedhje.

Top Channel