Era e fortë riaktivizon vatrën e zjarrit në grumbullimin e mbeturinave në Vlorë

31/03/2022 16:48

Era e fortë që ka përfshirë vendin ka riaktivizuar vatrën e zjarrit në pikën e grumbullimit të mbetjeve të qytetit të Vlorës.

Tashmë mbeturinat kanë filluar të digjen sërish duke e mbushur vendin me tym.

Rrezikshmëria që vjen si pasojë e djegieve të materialeve të ndryshme që çlirojnë kimikate të cilat janë të dëmshme për shëndetin.

Pavarësisht rrethanave natyrore ekipet e shërbimeve janë në vendngjarje për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Top Channel