Si ‘u zhduk’ autokolona gjigante ruse? Pentagoni: Nuk dihet nëse ekziston ende

31/03/2022 22:56

Autokolona gjigante e tankëve rusë rreth 64 km që i drejtohej kryeqytetit ukrainas, Kiev në ditët e para të luftës u zhduk papritur.

Disa ditë më pas u raportua se mjetet ushtarake u shpërndanë për t’u ridislokuar në zona të tjera.

Përmes një deklarate këtë të enjte, Pentagoni thotë se është e paqartë nëse autokolona ekziston ende. “Ata kurrë nuk e përmbushën misionin e tyre”, shprehet zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Kolona u bë një simbol i vështirësive ruse në fushën e betejë, pasi u sulmuan vazhdimisht nga forcat ukrainase, që treguan rezistencë dhe këmbënguljen për mos tu dorëzuar.

Kirby shton për Fox News se SHBA dëshiron që kufijtë e Ukrainës të respektohen njësoj si se të fillonte pushtimi më 24 shkurt.

Në 36 ditë luftë, rreth 1.100 civilë janë vrarë në Ukrainë, sipas vlerësimit të fundit nga KOmbet e Bashkuara.

 

Top Channel