Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetua ekskluzivisht klipi më i ri i këngëtares me famë ndërkombëtare, Era Istrefi.

Pas një shkëputje gati 2 vjeçare nga tregu muzikor, 27 vjeçarja u rikthye sot me projektin e saj të ri “Bebe”.

Pak minuta para transmetimit të këngës, Era përshëndeti gjithë fansat e “Ftesë në 5” dhe Top Channel me një videomesazh suprizë.

Po ashtu, pjesë e programit ishte një video ekskluzive që zbuloi më shumë nga prapaskenat.

Top Channel