Vllaznia-Partizani/ Ndeshja gjysmëfinale e Kupës sot në “Elbasan Arena”

31/03/2022 20:02

Vllaznia-Partizani është ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë që do të luaj sot në “Elbasan Arena”. Të dyja këto skuadra edhe në kampionat janë në një garë të fortë për një vend në zonën evropiane të klasifikimit, ndërkohë që Kupa është një tjetër mundësi që u jepet për të marrë pjesë në Conference League.

Trajneri Elvis Plori e vlerësoi Partizanin dhe theksoi se skuadra e tij duhet të harrojë humbjen me Egnatian dhe të marrë maksimumun në këtë sfidë të Kupë

Edhe Partizani vjen në këtë ndeshje të Kupës pas humbjes në kampionat me Kastriotin ndërkohë që pauza e krijuar nga ndeshjet e kombëtares i kanë dhënë mundësinë trajnerit Mehmeti dhe skuadrës të harrojë atë humbje të përgatitet maksimalisht për të arritur objekvitin e tyre kryesorë që do t’i shpëtonte sezoni, sic është Kupa e Shqipërisë.

Ndërkohë ditën e mërkurë Laci mundi Teutën me shifrat 1-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës të luajtur në stadiumin e qytetit të Durrësit “Niko Diovana”. Ndeshja e sotme mes Vllaznisë e Partizanit do të luhet sot në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 17:45 dhe do të transmetohet në Digitalb.

Top Channel