Të mbjellat e këtij sezoni në Myzeqe nuk po marrin shërbimin e duhur të  plehërimit.

Sipas fermerëve, çmimet e inputeve bujqësore janë të papërballueshme.

Ismet Prodani nga Dushku i Leshnjes tregon se nga dy sasi plehu qe duhet t’i kishte hedhur deri tani tokës e ka plehëruar vetëm një herë, pasi çmimi i dap-it ka shkuar në 13 mijë lekë.

Edhe Besnik Xharaj nga Ferrasi i Divjakës thotë se nuk ka përdorur pleh këtë vit.

Besnik Xharraj: Jam i pafuqishëm dhe nëse do te jete e njëjta situate dhe vitin tjetër nuk do te mbjell asnjë sipërfaqe.

Jo vetëm toka, por dhe serat nuk po plehërohen më.

Fermerët e Myzeqesë thonë se nga hambari i dikurshëm i Shqipërisë këtë vit pritet prodhimi më i dobët si ne drithëra ashtu dhe ne produkte te tjera bujqësore. Vitin tjetër si rrjedhojë do ketë më shumë toka djerre.

Top Channel