Merret në pyetje nëna “vrasëse”/ Greqi, braktiset nga avokati, dyshohet se vrau tre vajzat e saj

31/03/2022 21:00

Me masa të paprecedentë sigurie, e shoqëruar nga dhjetëra police dhe e veshur me jelek antiplumb, 33-vjeçarja Rula Pispirigou, që është arrestuar me akuzën e vrasjes me qëllim të të paktën një prej tre vajzave të saj, dërgohet nga zyrat e prokurorisë në ato të hetuesisë.

Pasi ka mbërritur e shoqëruar me të paktën 5 makina policie, ajo rrethohet menjëherë nga dhjetëra gazetarë që e pyesin nëse do të thotë të vërtetën dhe nëse ish bashkëshorti i saj ishte në dijeni të veprimeve te saj.

Ndërsa nga turma e njerëzve dëgjohen thirrjet vrasëse dhe “Të kalbesh në burg” 33- vjeçarja ka kërkuar dhe ka marrë afat për të deponuar të hënën pasi avokati i saj nën dritën e fakteve të reja që sollën arrestimin, ka dhënë dorëheqjen.

Sipas deklaratës së tij në shtyp ai i ka kërkuar ish klientes së tij të thotë të vërtetën nëse ajo i ka dhënë ose jo fëmijës së saj 9-vjeçar, medikamentin e ketaminës që ka sjelle me pas vdekjen, por ajo ka mohuar çdo gjë.

Ndërsa opinion publik ende ndodhet i shokuar për ngjarjen në fjalë duke e quajtur 33-vjeçaren një Medea moderne, sipas tragjedisë së Euripidit.

Policia ka hapur hetimet edhe për të verifikuar vdekjen e dy vajzave të tjera të saj, Malena 3 vjeç e gjysmë dhe  Irida vetëm 6 muajshe, përkatësisht në prill të vitit 2019 dhe mars 2021.

Sipas policisë akuza për vrasjen e vajzës së madhe Xhorxhinës, në janarin e këtij viti, mbështetet në faktin se nëna e saj ka qenë e vetmja në dhomën e spitalit,  20 minuta pasi i ka dhënë fëmijës dozën e madhe të ilaçit vdekjeprurës dhe ka lajmëruar mjekët me gati 35 minuta vonesë.

Nën vëzhgimin e organeve policore thuhet se janë edhe dy persona të afërt nga rrethi i saj familjar pasi vlerësohet se është e pamundur që ta ketë kryer e vetme krimin tronditës , ndërsa i shokuar ndodhet edhe ish bashkëshorti i saj , i cili ndërsa deri para arrestimit mbështeste gruan e tij, tashmë nëpërmjet avokatit thekson se do të pozicionohet për tragjedinë në orët e ardhshme.

Top Channel