Dyshohet se përdori fotot dhe videot e përdoruesve pa lejen e tyre, e pëson kompania Meta në Itali, gjobë rekord prej 887 mln dollarësh
Një incident i pazakontë dhe skandaloz është regjistruar në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku dy turistë britanikë kanë marrë një statujë të Jezu Krishtit nga kryqi ku ishte vendosur dhe e kanë shkatërruar në mes të rrugës.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy personat që janë duke qeshur, ndërsa njëri prej tyre mban statujën e artë dhe pozon për fotografi. Në një moment, ai e ngre figurën duke e kapur nga krahët, por pjesët e saj shkëputen dhe statuja përplaset në tokë, duke u copëtuar në disa pjesë.
I habitur nga ajo që ndodhi, personi që e mbante statujën dëgjohet të thotë: “Oh, Zoti im!”, përpara se të largohet me vrap, duke qeshur. Edhe personi tjetër largohet nga vendi i ngjarjes. Pak çaste më vonë, një automjet kalon mbi copat e statujës së thyer.

Sipas mediave britanike, të dy personat dyshohet se janë shtetas britanikë, por identiteti dhe kombësia e tyre nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Njëri prej tyre duket se ka qenë nën efektin e alkoolit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 11 dhe 12 nëntorit, pranë Kishës së Mëshirës Hyjnore, në qytetin e vjetër të Vilniusit. Statuja ishte vendosur në një kryq druri në oborrin e brendshëm të kishës.

Pas incidentit, prifti Elijas Anatolijus Markauskas ka bërë një apel publik në rrjetet sociale për identifikimin e personave përgjegjës, duke shprehur dhimbjen për dëmtimin e figurës fetare.
“Kur pashë statujën e thyer të Krishtit, kujtova vuajtjet e tij. Jezusi u përbuz, u rrah dhe u gozhdua në kryq, por edhe atëherë nuk pushoi së dashuruari”, u shpreh prifti.
Ndërkohë, policia e Vilniusit ka konfirmuar nisjen e një hetimi paraprak për ngjarjen. Sipas autoriteteve, dëmi i shkaktuar ndaj statujës është ende në proces vlerësimi, raporton Daily Mail.

Top Channel