Moti i keq dhe erërat e forta shkaktojnë probleme në Fier, nuk ka të lënduar

31/03/2022 21:20

Moti i keq dhe erërat e forta me shpejtësi deri në 50 km/h në pasditen e sotme kanë shkaktuar probleme në Fier. Era e fortë ka shkulur konstruksionin metalik të tribunes së stadiumit të Fierit.

Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur në njerëz por vetëm dëme materiale.

Për  shkak të erërave të forta gjithashtu janë  krijuar probleme në rrjetin elektrik. janë dëmtuar disa linja të OSHEE, kanë rënë dhe disa pemë mbi keto linja të energjisë elektrike, kryesisht zonat Patos ,Roskovec Mallakastër.

Nga OSHEE po punohet për rikthimin e energjisë sa më shpejt për kosumatorët.

Top Channel