Kafe në vend të plehut, bujku bën zgjedhjen “inovative” në kohë krize

31/03/2022 19:55

Ky është Alban Çakalli, nga fshati Mamurras, i Kurbinit, në 4 dynym sera ka mbjellë kultura të ndryshme bujqësore duke filluar nga qepët e deri tek fruti i pasionit. Ai thotë se nga shitja e tyre nuk ka fituar aq para sa të blej plehrat kimike që kushtojnë shumë. Për të shpëtuar të mbjellat në sera Albani në vend të dapit, ures dhe superfosfatit tokën e plehëron me miellin e kafës.

” Mielli kafes është shumë i pasur me azot, magnes dhe fosfor zëvendëson diku gati të gjitha plehrat kimike sepse ka një raport shumë të mirë të mineraleve. “

Albani thotë se lagja e tij pi shumë kafe, në lokalet e zonës cdo ditë ai arrin të mbledhë deri në 40 kilogram mielli kafeje.  Sipas fermeri kjo është zgjidhja ideale për ulur kosotot e prodhimit në sera.

” Besoj vetëm tek kjo sera po të kisha blerë plehra kimike me këto cmime që janë sot unë do të kisha harxhuar 200 mijë lekë të vjetra. Momentalisht me përdorimin e kafes kam harxhuar zero lekë sepse kafen e mar falas. ”

Ky fermer thotë se nuk do të heqë kurrë dorë nga mielli i kafes, përvec plehrimi aroma e kafës mban larg dhe insektët. Brënda një vitit ai pretendon të kursejë  një shumë të mirë parash.

“Me sipërfaqen që kam besoj se do të kursej diku tek 1500-2000 euro në vit. “

 

Top Channel