Një mjet tip rulot me targa të huaja ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Poçem në Mallakastër, burrë e grua përfundojnë në spitalin e Fierit. 

Ngjarja ka ndodhur në  aksin Levan- Tepelene, kur një rulot me targa të huaja E913JOW ka dalë nga rruga e si pasojë  janë  plagosur dy shtetasit të cilët dyshohet se janë skocezë.

Të plagosurit janë Dominic Macfarlane 34 vjeç dhe  Gabriela Tominac 26 vjeçe.

Çifti ka pritur që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes uniformat blu duke refuzuar ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit, por më pas janë shoqëruar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga ka qene lagështia prej reshjeve të orëve të fundit ,era e fortë por edhe mungesa e ndriçimit.

Menjëherë në e vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa burrë e grua janë shoqëruar në spital, ku paraqiten në gjendje të mire shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për të  zbuluar edhe shkakun e daljes nga rruga të rulotës.

“Sot rreth orës 20:00, në Poçem, Mallakastër, shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Skoci, duke drejtuar automjetin tip rulot, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi D. M dhe pasagjerja, shtetasja G. T., 26 vjeçe, banuese në Skoci, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, për momentin jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga”, sipas policisë.

Top Channel