Një 26 vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në Genova pasi u kap me lëndë narkotike.

Rreth 15 kg e 620 gramë kokainë ishte futur brenda një çante të madhe që ishte fshehur brenda në makinë.

Sjellja e dyshimtë e korrierit shqiptar të drogës bëri që të pikasej nga policia teksa po lëvizte pranë një automjeti në një rrugicë pa krye të lagjes Sestri Ponente.

Sapo ka parë patrullën policore, është përpjekur të largohet por nuk ia ka dalë.

Top Channel