Rriten “aksionet” e Brojës/ Vlera e kartonit shkon 18 milion euro, i dyti pas Gjimshitit

31/03/2022 20:02

Armando Broja është lojtari i dytë më i shtrenjtë i përfaqësueses shqiptare. Më 29 mars, pikërisht në ditën e ndeshjes miqësore me Gjeorgjinë dhe pak ditë pas asaj me Spanjën, sulmuesi kuqezi i Chelsea dhe i huazuar tek Southampton ka arritur vlerën rekord në trasnfertmarkt të 18 milion eurove.

Vlerësimi i tij i mëparshëm ka qenë ai i 23 dhjetorit të vitit 2021, 9 milion euro, një trefishim i vlerës së tij që erdhi si rrjedhojë e kalimit nga Viteshe në kampionatin holandez, ku ishte gjithashtu i huazuar, në Premier League tek Southampton.

Ndërkohë që paraqtiejt e tij në Angli në këtë sezon me 9 gola në 31 ndeshje ka bërë që klubet më të mëdha britanike dhe jo vetëm ta kenë në fokusin e tyre kryesore, mjafton kjo për t’ja dyfishuar nga 9 në 18 milion euro vlerën në prag edhe të përfundimit të kontratës së tij me skuadrën aktuale Southampton e cila skadon më 31 maj të këtij viti.

Chelsea pavarësisht problemeve financiare dhe vështirësive me presidenin Abramovich, nuk ka ndërmend të heq dorë nga talenti shqiptarë që e ka është rritur në akademinë e londinezëve, por presioni i ofertave sa vjen edhe shtohet.

Trajneri Tushel e sheh si një lojtarë të vlefshëm dhe pret me padurim rikthimin e Armando Brojës në dispozicion të tij dhe kontrata e sulmuesit kuqezi me Chelsean është ende afatgjatë, pasi skadon më 30 qershor të viti 2026.

Ndërkohë që futbollisti më i shtrenjtë i pëerfaqësueses shqiptare është Berat Gjimshitit i cili ka një vlerë prej 20 milion eurosh, 2 më shumë se Broja dhe Kumbulla, mbrotjësi tjetër kuqezi që aktivizohet tek Roma.

Top Channel