Grida Duma i përgjigjet Ballukut: Faturën e energjisë po e subvencioni me taksat e shqiptarëve, jo nga xhepi juaj

31/03/2022 13:53

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma i është përgjigjur ministres Balluku e cila tha se “opozita po e nxin Shqipërinë”.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Duma tha se subvencionimi i qeverisë për faturat e energjisë, për të cilat po flitet aq shumë,  po paguhet nga taksat e qytetarëve, dhe jo nga ‘xhepi’ i qeverisë.

Duma: Nuk është çështja ta nximë  Shqipërinë apo jo. Nëse flasim për miellin e për vajin, përveç faturës që po subvencionohet me taksat e shqiptarëve. Ata që jetojnë nën minimumin jetik, Maqedonia Mali i zi e ka. Pastaj të mos diskutojmë për TVSH, por të përcaktojmë kush është shporta. Për këtë paguhen taksat.

Balluku është përgjigjur sërish, ku tha se paratë nga buxheti i shtetit dalin.

Balluku: Bëtë thjesht një narrativë tjetër politike. Paratë ia marrim buxhetit të shtetit dhe këtë e themi pastër qartë dhe pa i konfuzuar njerëzit se kanë boll halle.

Top Channel