“Është reformë për vendin, jo për një bashki”, Rama me kryebashkiakët ‘rebelë’ që kundërshtuan hartën e re territoriale: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot
12/08 22:56
Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla replikoi me deputetin e PD-së Tritan Shehun, të cilit i bëri thirrje të konsumojë produkte shqiptare.
Gjatë fjalës së tij nga Foltorja, Balla e këshilloi të blejë birra shqiptare e jo gjermane, teksa i bëri thirrje edhe shqiptarëve të tregohen si të tillë dhe të konsumojnë produktet vendase.
Balla: Nëse i thoni vetes shqiptar, blini produkte shqiptare, aty ku kemi mundësi. Tritan, kur të kesh mundësi bli birrë shqiptare dhe jo gjermane se i ke qejf ato ti. Mundësisht pi birrë Korça e Tirana.
Balla shtoi se prodhimi shqiptar i mishit është i sigurt.
Balla: Prodhimi shqiptar i mishit është shumë i garantuar, konsumoni mallra shqiptare nuk bën keq.
Top Channel