Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës ka rrëzuar disa pisha në Pyllin e Sodës.

Shembja e saj ka rrezikuar futbollistët e skuadrës së Orikumit të cilët janë larguar me shpejtësi. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar por era e fortë ka dëmtuar rëndë kalçeton e cila ndodhet në Pyllin e Sodës.

Skuadra e Orikumit kishte zgjedhur të zhvillonte stërvitjen në kalçeto për shkak të situatës së motit.

Top Channel