Artisti shqiptar i njohur në Itali sjell në Tiranë ekspozitën “Rikthim”

01/04/2022 10:09

“Rikthim” është ekspozita personale e piktorit të njohur Duli Caja.

Nga data 2-12 prill, Galeria e Arteve në Tiranë me mbështetjen e Bashkisë Tiranë do të mikpresë të gjithë artdashësit e artit pamor.

Artisti Duli Caja është një emër mjaft I njohur edhe përtej detit në Italinë fqinje. Ai ka bërë disa ekspozita në Itali të cilat janë vlerësuar së tepërmi nga kritika italiane.

Pak kohë më parë, ai hapi dhe një ekspozitë për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt brigjeve italiane, duke sjellë historinë dhe momente domethënëse të atyre viteve.
Caja është dhe autor i disa librave në fushën e artit.

Tirana është kthyer në një qendër të njohur për evente të mëdha duke tërhequr mjaft artistë të huaj. Këngëtarë të famshëm si Dua Lipa, Anastasia, John Newman, Bebe Rexha and Rita Ora kanë performuar në sheshet e Tiranës, duke dhuruar spektakël.

Top Channel