Trupat ruse janë parë të largohen nga zona Çernobilit këtë të enjte, një nga zonat e konsideruara si objektiv i rusëve që në fillim të luftës.

Rusia ka vazhduar me tërheqjen e një pjese të trupave nga Kievi drejt Bjellorusisë. Fokusi tani është në rajonin e Donbasit, por forcat ukrainase duhet të jenë gati për një rikthim të mundshëm dhe shtim të sulmeve në vend.

Rusia kërkon të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në Luhansk dhe Donesk, por njëkohësisht po ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera, mund të ketë operacione shtesë në ditët në vijim, tha sot sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Bombardimet janë shtuar në Chernihiv. 20 persona, ushtarë dhe civilë janë paraqitur në spital pas plagëve të marrë gjatë 24 orëve të fundit, thotë kryebashkiaku i qytetit.

Sulmet e njëpasnjëshme në Kharkiv- it kanë penguar hapjen e korridoreve të evakuimit, sipas guvernatorit.

Numri i viktimave nga bombardimi i godinës ku ndodhej zyra e guvernatorit në Mykolaiv të martën ka shkuar 20. 33 civilë mbetën të plagosur nga shpërthimi që shkatërroi gjysmën e  ndërtesës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në video mesazhin e tij drejtuar parlamentit belg, u ndal te kriza humanitare në Mariupol, siç e quan ai. Mijëra njerëz janë vrarë dhe të gjithë duhet të kuptojnë katastrofën që po ndodh atje, tha Zelensky.

Qyteti port jugor ka qenë skena e bombardimeve më të rënda dhe pasojat janë të dukshme kudo. Kryqi i Kuq thotë se po punon për të arritur kalimin e sigurt të civilëve nga Mariupol të premten.

Zelensky reagoi dhe pas deklaratës ë së presidentit rus Vladimir Putin se nuk do të shesë më gaz vendeve që nuk pranojnë të paguajnë me rubla. Paqja është e vetmja që ka rëndësi në këto momente, tha ai.

Sinkron Vladimir Zelensky, president i Rusisë

Paqja është më e vlefshme se diamantet, se marrëveshjet me Rusinë, se anijet ruse në portet evropiane, më e rëndësishme se çdo fuçi nafte ruse. Ju e dini çfarë duhet bërë për të rivendosur paqen, prandaj na ndihmoni”.

Top Channel