148 fëmijë ukrainas të vrarë që nga fillimi i luftës, 15 aeroporte të shkatërruara

31/03/2022 22:43

Ministrja e Mbrojtjes në Ukrainë ja njoftuar ditën e sotme se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë e deri më tani, janë vrarë në total 148 fëmijë.

Ajo tha se rreth 1,370 raketa ruse janë gjuajtur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, duke shtuar se Rusia deri më tani ka “shkatërruar” 15 aeroporte ukrainase.

Më shumë se 10 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, thuhet gjithashtu në postimin e ministrisë në Twitter.

Top Channel