17:42
Presidentja Osmani: NATO-n e shohim si një garanci për siguri e paqe të qëndrueshme në rajon dhe përtej
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit për Demokraci të Evropës Juglindore me temë: “Lufta në Evropë: ndikimi në Ballkan”, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan i ShBA-ve, që po mbahet në Mal të Zi, ka mbajtur sot një fjalim të fokusuar në ndryshimin e arkitekturës së sigurisë në Evropë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.