Të gjithë prindërit në botë mundohen ta ushqejnë fëmijën në mënyrën më të mirë e të shëndetshme, mirëpo ka shumë faktorë që ndikojnë në gjatësinë e njeriut siç janë aktiviteti fizik, mënyra e të ushqyerit, përkujdesja e të tjera.

Disa nga ushqimet që ndikojnë pozitivisht në gjatësinë e fëmijës suaj janë vezët. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave.

Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12. Produktet e qumështit si djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.

Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre.

Peshqit si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave. Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave. Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Albuminat e mishit të pulës ndikojnë ne rritjen dhe zhvillimin e muskujve dhe ndihmojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.

Top Channel