Pavel Durov thotë se gabimet në sistemin e sigurisë së aplikacionit të mesazheve janë “pika të qëllimshme hyrjeje”

Themeluesi i aplikacionit Telegram ka nxitur së fundmi njerëzit të përdorin “çdo aplikacion tjetër mesazhi” përveç WhatsApp për të shmangur hakerat në celularët e tyre.

Pavel Durov citonte një defekt sigurie që u përmend nga vetë  WhatsApp javës që shkoi i cili i lejonte një hakeri të merrte informacioni e celularit të një personi, duke dërguar një video-virus në numrin e tyre.

“Hakeat kanë akses të plotë (!) të gjithçka në celularët e personave që përdorin WhatsApp,” shkruante ai në rrjetin e tij Telegram, siç përcillte rrjeti britanik Independent.

“Çdo vit ne mësojmë për detaje me të cilat WhatsApp rrezikon aparatet e përdoruesve… nuk ka rëndësi nëse je personi më i pasur në botë – nëse ke instaluar WhatsApp në celular të gjitha të dhënat janë të aksesueshme” shkruante Durov.

Milioneri rus jeton që tashmë i izoluar në vendin e tij, thotë se gabimet e sigurisë së aplikacionit janë “porta të qëllimshme hyrjeje” që i lejon qeverive dhe inteligjencës të shmangin inkriptimin e të dhënave apo masa të tjera të sigurisë.

Durov ka thënë edhe më parë se WhatsApp nuk do të jetë kurrë i sigurtë nëse nuk bëhen ndryshime thelbësore në strukturën e tij.

Rrjeti ‘Telegram’ thotë se ka një qasje të sigurtë privatësie për më shumë se 700 milionë përdorues, përkundër rreth 2 miliardë që ka WhatsApp. Ai është aplikacioni i mesazheve më i përdorur në botë, i ndjekur nga afër prej rrjetit kinez WeChat dhe Facebook Messenger, ky i fundit ashtu si WhatsApp zotërohet nga Meta.

“Nuk jam duke nxitur njerëzit të kalojnë te Telegram, të mos keqkuptohemi… Telegram nuk ka nevojë për reklamë,” shkruante Durov.

“Vetëm se WhatsApp ka 13 vjet që përdoret si mjet spiunazhi nga qeveritë”, shtonte manjati.

Kur e përditshmja The Independent, pyeti një zëdhënës të Meta për çështjen, ai u përgjigj: “Këto janë budallëqe.”

Top Channel