Vodhën 12 biznese në Tiranë dhe Durrës, kamerat e sigurisë i nxjerrin zbuluar, arrestohen dy të rinjtë (Emrat)

07/10/2022 16:56

Dy persona të cilët akuzohen se janë autorë të 12 vjedhjeve në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë.

Të arrestuarit janë 19-vjeçari Florjan Shupli dhe 20-vjeçari Rafaelo Tola, të dy banues në Kombinat, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë E. B., për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Policia thotë se nga verifikimet e kryera dhe provat e grumbulluara, ka rezultuar se të rinjtë janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë dhe në Durrës, konkretisht:

Më datë 29.09.2022, në Tiranë, në bulevardin “Migjeni”, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur me forcë një shumë parash, në një farmaci;

Më datë 28.09.2022, në Durrës, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, në 1 farmaci dhe në 2 lokale;

Më datë 24.09.2022, në Tiranë, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, dy prej tyre në rrugën  “Muhamet Deliu” dhe njëri në rrugën “Jordan Misja”;

Më datë 17.09.2022, në rrugën “Preng Bib Doda”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në pronësi të shtetasit A. Ç.;

Në muajin qershor, në Ndroq, Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një furrë buke.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel