Komisioni i Ligjeve po shqyrton sot projektligjin për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjatë diskutimeve tek Komisioni i Ligjeve, socialistët propozojnë kalimin nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në krijimin e AKSIK, Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Deputetja e Parisë Demokratike Dhurata Çupi kundërshtoi, pasi sipas saj krijon konflikt, kurse sipas deputetes socialiste, Ermonela Felajt nuk ka konflikt, pasi autonominë e jep ligji dhe jo emri i institucionit.

Në diskutimet për ligjin për “Informacionin e Klasifikuar” janë bashkuar dy propozimet, ai i grupit të Enkelejd Alibeajt për deklasifikimin e dosjeve të sigurimit te shtetit dhe e dyta propozimin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për ndryshimin e emrit dhe mënyrën e dhënies së informacionit të klasifikuar.

Çupi: Duke qenë se është një autoritet, siç po e përkufizoni tani, është i pavarur, ndërsa emërimi i drejtuesit është nga Këshilli i Ministrave, a mos ka një konflikt në këtë mes?

Felaj: Nuk prekim funksionet e institucionet, kemi pranuar propozimet e institucionit, thjesht i japim emër të ri.

Bushka: Ndryshimi pra po vjen për shkak të adaptimit me ligjin, jo organik e funksional.

Drejtori i DISK, Dorian Tola: Ne propozuam të kemi emrin ekzistues, por në NATO ne kemi emrin NSA, National Security Assosiationm, por ky ndryshim, pra vendosja autoritet, është më shumë deklarative sesa funksionale.

Top Channel