Fitoi çmimin Oscar për rolin e tij në filmin e njohur por aktori Nicolas Cage nuk është paguar asnjë qindarkë!

07/10/2022 08:40

Aktori i njohur Nicolas Cage nuk është paguar për filmin “Leaving Las Vegas”, i cili i solli edhe çmimin Oscar.

Kështu ka bërë të ditur regjisori Mike Figgis. Filmi u shfaq në vitin 1995 dhe u bazua në romanin e vitit 1990 të John O’Brien me të njëjtin emër. Në film luajtën gjithashtu Elisabeth Shue dhe Julian Sands.

Në të flitet për skenaristin hollivudian, Ben Sanderson (Nicolas Cage), i cili humbi gjithçka për shkak të alkoolit. Ai vendosi të shkonte në Las Vegas dhe të dehej deri në vdekje. Gjatë rrugës takoi një prostitutë (Elisabeth Shue) që ia ndryshoi jetën. Cage fitoi një Oscar dhe një Golden Globe për aktorin më të mirë, ndërsa Figgis u nominua për regjisorin më të mirë. Pavarësisht suksesit të madh, të dy nuk arritën të fitonin asgjë.

Në një intervistë për ‘The Hollywood Reporter’, regjisori deklaroi se buxheti i filmit ishte katër milionë dollarë. Megjithatë, ai nuk i mbajti mëri kompanisë së prodhimit. Regjisori mendon se procesi i xhirimit ishte aq i mrekullueshëm, saqë do t’i përsëriste të gjitha edhe pse nuk ishte paguar.

Rikujtojmë se Cage dhe bashkëshortja e tij Riko Shibata kanë mirëpritur para disa ditësh fëmijën e tyre të parë së bashku. Riko solli në jetë vajzën të cilën vendosën që ta quajnë August Francesca Coppola Cage, në një spital në Los Angeles. Ky është fëmija i parë i Riko-s dhe i treti i Nicolas. Aktori i njohur ka dhe dy djem nga partneret e tij të mëparshme. Weston Coppola Cage, 31 vjeç, me ish-partneren Christina Fulton dhe Kal-El, 16 vjeç, me ish-bashkëshorten Alice Kim.

Top Channel