Ilustruese

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, për pasojë janë lënduar tre persona.

Mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin me iniciale E. H. është përplasur me karrotrecin tip “Benz”, me drejtues 57-vjeçarin I. B.

Të lënduar kanë mbetur drejtuesi “Audit” dhe dy pasagjerët e karrotrecit 55-vjeçarja M. T., dhe 58-vjeçari J. T, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Për momentin veprimet e mëtejshme procedurale po kryhen me drejtuesin e “Benzit”.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

Njoftimi policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

Top Channel