Surpriza e hidhur për mesfushorin e Mourinhos, i vjedhin makinën në kryeqytet

07/10/2022 14:34

Jo vetëm vjedhje shtëpish, futbollistët po përballen edhe me humbjen e makinave të tyre. I fundit që e ka pësuar është Mady Camara, i cili në verë u huazua nga Olympiacos te Roma.

Mesfushori 25-vjeçar ka përfituar vetëm 68 minuta aktivizim nga trajneri Jose Mourinho, ndërkohë që nuk e ka gjetur makinën në vendin që e kishte lënë në kryeqytetin italian.

Afrikani ka denoncuar menjëherë grabitjen e mjetit Hyundai, por deri tani policia nuk e ka gjetur sipas raportimeve të medieve italiane.

Ngjarja ka ndodhur në të njëjtën zonë ku El Shaarawy desh i grabitën makinën 3 vite më parë, por sulmuesi mundi të ndalonte hajdutin duke marrë edhe një ankesë nga ky i fundit për sulm dhe dhunë fizike./ Super Sport

Top Channel