Zgjedhjet e pranverës pritet të jenë përvëluese për Bashkinë e Tiranës.

Erion Veliaj synon mandatin e tretë por enigma që nuk ka marrë ende përgjigje është se kush do jetë përballë tij.

Edhe pse në media doli krejt papritur emri i mjekut Ilir Alimehmeti njëherësh anëtarë i Këshillit të Partisë Demokratike, por Sali Berisha nuk e përmendi si kandidat potencial. Ai që po pret me padurim se kush do jetë emri për betejën e kryeqytetit është Ilir Meta.

Sali  Berisha është i vendosur për zgjedhjet e kandidatëve për 61 Bashkitë e vendit primare pavarësisht mosbesimit të Ilir Metës.

Pika e cila shihet më skepticizëm nga aleati kryesor është përfshirja në process e simpatizantëve dhe e drejta e tyre për të votuar kandidatin e opozitës.

“Ne nuk heqim dore nga primaret. Do votojnë jo vetëm anëtarët e Partisë Demokratike, por do votojnë edhe simpatizantët e Partisë Demokratike për zgjedhjen e të cilëve nuk e di as kryetari i partisë se cilët janë në Tiranë, as kryesia e partisë, e di kryetari i seksionit që ju keni zgjedhur. Sepse ju bashkëpunoni me ta çdo ditë, ju zhvilloni fushata së bashku me ta, ju keni besimin ndaj njëri-tjetrit”, tha Berisha.

Krahas kundërshtive për primaret Berisha këmbëngul se ka dakordësinë e Ilir Metës për të mbështetur kandidatët e partisë Demokratike për kryetar bashkie si dhe aleatëve të tjerë.

“Është rënë dakord zoti Meta, mendon se ai do përqendrohet totalisht do mbështesë kandidatët tanë dhe do përqëndrohet në listën e këshilltarëve. Me aleatët e tjerë pranojnë primarët po kërkojnë testim shtesë dhe ne skemi kundërshtim”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha përsëriti ftesën nga deputetëve të grupimit Alibeaj për tu bërë pjesë e procesit.

Top Channel