“Do bëjmë gjithçka për garë transparente me primaret”, Berisha nga Gjirokastra: Të ngrihemi në protesta për të ardhmen e vendit

07/10/2022 13:25

Bashkëbisedimin me gazetarët ish kryeministri Sali Berisha e zhvilloi sot në Gjirokastër ku tha se si qëllim madhor në këtë qytet ka takimin me qytetarët e këtij qyteti.

Në fjalën e tij Berisha vuri theksin në primaret për zgjedhjet vendore duke garantuar se do bëhet gjithcka për një garë të ndershme dhe transparente.

“Sot i përjashtuari më i madh në këtë vend është qytetari shqiptar. Jeni dëshmitar se koha e establishmentit fjala qytetar po zhduket, fjala fermer, i ri, student nuk ekziston. Në këtë tur vi gjithashtu për të informuar qytetarët për ndryshimin që sjell PD. Ne premtuam ndryshim. Si një kush themelor që forca jonë të vi të pushtet, pasi kishte humbur disa beteja ishte bërë e paaftë të fitonte. Nëse kjo forcë nuk realizonte ndryshime të mëdha dhe rrënjësore.

Në kuadrin e këtyre ndryshimeve, hyjmë në këtë fushatë me platformën e primareve, ku do votojnë jo vetëm anëtarët por edhe simpatizantët e PD. Një hap i madh ky, i japim një hapsirë të re demokracisë në Shqipëri. Vota është themeli I lirisë shtetit ligjor, ekonomisë së lirë por ajo nis gjithmonë nga forca jote politike. Ndaj edhe shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të konsiderojnë kandidimin në primare, pavarësisht se janë apo jo anëtarë të kësaj partie. Do bëhet gjithcka për një garë të ndershme dhe transparente.’ -tha Berisha ndërsa komentoi edhe sulmet e fundit kibernetike, kryesisht në sistemet TIMS dhe MEMEX të polisicë.

“Duke shpresuar në gatishmërinë e qytetarëve për të kontribuar në këtë process, shtoj nga ana tjetër se cdo ditë cdo javë që kalon regjimi I Ramës bëhet më abuziv. Vjedh më shumë mashtron më shumë dhe ka humbur sensing e njerëzisë. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë më e pasigurtë se këto ditë. Vetëm shkatërrimi I TIMS dhe MEMEX ka bërë të mundur që në vend të futen qindra kriminelë për qëllime të mbrapshta. Të largohen qindra të tjerë që duhet të përballen me drejtësinë, dhe ky është operacion i kryer nga brenda sistemit dhe që kishte për qëllim zhdukjen e lidhejeve të politikës me krimin.

Të zhdukë gjurmë të thasëve me euro që këta kriminelë iu kanë dorëzuar politikanëve. Një polic që ishte pengesë, u largua në mënyrën më mafioze nga detyra e tij. Shqiptarët nuk morën asnjë argument pse u largua kryepolici. Përvec lidhjeve të Cucit me Ramën, rënies së tij në hekur të nxehtë. Ndaj edhe dënoj me ashpërsi këtë akt, dënoj qëndrimin fshehjen që bën Edi Rama, Cuci, ka cuar edhe tani një zëdhënës të vetin, se shefin e SHISH e përcolli për shkollim dhe coi këshilltarin e tij që nuk është marrë kurrë me shërbimet inteligjente. Ka shtrirë kontrollin në cdo qelizë.”– theksoi Berisha.

Për ish kryeministrin siguria e vendit është në rrezik ndaj edhe apeloi nga Gjirokastra protesta për t’I dhënë sic tha ai Ramës faturën që meriton.

“Siguria është më në rrezik se asnjëherë. E shfrytëzoj këtë takim me ju për t’i bërë thirrje të ngrihemi kundër këtij dhunimi të cdo norme e ligji dhe t’I presim Ramës faturën që meriton.
Nëse marrim 100 vitet e fundit, ajo që quhet qeveri e Ramës, ka vjedh më shumë se cdo qeveri. I ftoj shqiptarët të ngrihemi në protestë për dinjitetin ekzistencën qenien dhe të ardhmen tonë.”– vijoi Berisha.

Top Channel