Foto ilustruese

Një 50-vjeçar është plagosur me thikë nga një person gjatë një konflikti të çastit në Durrës.

Autori nuk është identifikuar ende, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

I plagosuri B. F., 50 vjeç  ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Në lagjen nr. 13 Durrës,  gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë) nga një person ende i paidentifikuar, shtetasi B. F., 50 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel