Një 44-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën  Tiranë-Durrës.

Hektor Psatha ka qenë duke lëvizur me automjet kur ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit“, sipas policisë.

Viktima ka qenë person me precedentë penalë, për shfrytëzim prostitucioni dhe prodhim e mbajtje narkotikësh para 5 vitesh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Viktima

Top Channel