Në takimin trepalësh të zhvilluar me kancelarin Gjerman Olaf Scholz dhe me presidentin francez, Emmanuel Macron në margjinat e samitit të Pragës, apo takimit të parë të Komunitetit Politik Europian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i falenderoi ka falënderuar Berlinin dhe Parisin zyrtar për përpjekjet e tyre për të intensifikuar procesin e dialogut me Serbinë, me synim njohjen e ndërsjellë.

Megjithatë, Osmani nuk ngurroi edhe t`i tregonte të dy liderëve të fuqishëm europianë vijat e kuqe të Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Ju e dini që Franca dhe Gjermania në nivele më të larta janë duke bërë përpjekje për intensifikimin e dialogut dhe natyrisht ne nuk kemi asgjë kundër që të intensifikohen përpjekjet për një zgjidhje por si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, para presidentit Macron dhe kancelarit Scholz kam paraqitur cilat janë vijat tona të kuqe që kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetin e vendit, kushtetutshmërinë dhe po ashtu rëndësinë e jashtëzakonshme që Kosova të mbetet shtet funksional, të mos lejojmë zgjidhje që më shumë shkaktojnë probleme sesa sjellin më shumë paqe e stabilitet në rajon…”- tha Osmani.

Duke prekur çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe, Osmani e bëri të qartë përse Prishtina e ka të vështirë të pajtohet me një hap të tillë.

“S`duam një Republikë Srpska në Kosovë..Modalitet për ne është kushtetuta e Republikës së Kosovës. Këto janë parimet tona, ne vazhdimisht e shpjegojmë para partnerëve se sa më rëndësi është që të mos shkojmë përtej kësaj sepse nuk është në interes të askujt, më së paku të Kosovës, por as të rajonit si tërësi e as të BE që të kemi ndonjë ‘Republika Srpska’ apo modele të ngjashme që nuk kanë funksionuar dhe nuk do të funksionojnë sepse më shumë krijojnë probleme sesa qetësi e paqe e stabilitet…”– thaOsmani

Sa për homologun serb, Aleksander Vuçiç, atë nuk zgjodhi ta takonte; Ai nuk ishte në një tryeze me Kosovën, u shpreh Osmani, Kosova ishte në tryezën që meritonte, aty ku u fol për paqen dhe sigurinë. Presidentja e Kosovës duket nuk ishte e vetmja që e bojokoit homologun e saj serb. Në fakt, një video e bërë virale nga takimi e tregon atë të vetmuar e të izoluar në samitin e Pragës.

Top Channel