Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me Ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, i cili dha dorëheqjen ditën e djeshme.

Ditën e djeshme Rifat Latifi konfirmoi se kishte dhënë dorëheqjen nga posti, por nuk dha detaje në lidhje me arsyen.

I emëruar në muajin nëntor të vitit të kaluar, Latifi është kritikuar për mungesë të rezultateve në sektorin e shëndetësisë.

Gjithashtu Kurti nuk e komentoi kërkesën e Listës Guxo, për të iu dhënë atyre postin e Ministrit të Shëndetësisë.

Rifat Latifi

Top Channel