Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi po qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë nën efektin e lëndëve narkotike.

Nën efektin e drogës dhe me shpejtësi 190 km/orë, vihet në pranga 25-vjeçari.

Ky ishte rasti i 64-t i arrestimit të një personi që drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan A. S., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Si rezultat i përdorimit të mjeteve inteligjente dhe monitorimit të akseve rrugore 24/7, Policia Rrugore e Tiranës evidentoi dhe goditi rastin e 64-t të drejtimin të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në vijim të monitorimin të pandërprerë me mjete inteligjente, të çdo aksi rrugor të kryeqytetit, kanë konstatuar në unazën lindore të Tiranës, automjetin me drejtues shtetasin A. S., i cili qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë, në kushtet e errësirës. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe gjatë kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se 25-vjeçari e drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt“”, sipas policisë.

Top Channel