Një zjarr i befasishëm pyjor përfshiu një pjesë të ishullit të Pashkëve, duke djegur disa prej figurave monumentale prej guri të tij, të njohura si moai, që e kanë bërë këtë zonë të famshme në të gjithë botën.

Flakët kanë zhuritur pothuajse 60 hektarë tokë, e kanë përfshirë edhe disa moai,” rrëfeu përmes një postimi në Twitter Carolina Perez, zëvendëssekretare e trashëgimisë kulturore.

Sipas saj, zjarret kanë vazhduar që nga e hëna në  ishullin e ndodhur rreth 3,500 kilometra (2,175 milje) nga bregu perëndimor i Kilit, duke gllabëruar pjesë të mëdha toke të tij. Më e prekura, rezulton zona përreth vullkanit Rano Raraku, që është shpallur Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Disa qindra moai ndodhen në atë zonë, si dhe në guroren pranë saj,  ku është nxjerrë guri i përdorur për gdhendjen e skulpturave gjigande. “Dëmi i shkaktuar nga zjarri nuk mund të zhbëhet”, tha për Pedro Edmunds, kryebashkiak i Ishullit të Pashkëve.

Ende nuk ka asnjë raport mbi totalin e dëmeve, por zjarri vjen vetëm tre muaj pasi ishulli u rihap për turizmin në 5 gusht, pas dy vitesh mbylljeje për shkak të Covid-19.

Përpara pandemisë, Ishulli i Pashkëve – ku të ardhurat kryesore nxirren nga turizmi – priste rreth 160,000 vizitorë në vit. Por prej pandemisë,  aktiviteti turistik atje u pezullua plotësisht. Ishulli ishte i banuar prej kohësh nga popullsi polineziane, përpara se Kili ta aneksonte në 1888-tën.

Top Channel