Transferimi i Ronaldos te Galatasaray, Timur: Nuk e kufizojmë imagjinatën

07/10/2022 15:38

Pas Dries Mertens, Lucas Torreira dhe Mauro Icardi, Galatasaray po studion goditjen më të madhe në historinë e tyre.

Afrimi që pritet të ndodhë në merkaton e dimrit mund t’i kushtojë klubit turk të gjitha burimet e tij. Sipas raportimeve nga mediet turke, bëhet fjalë për nja nga lojtarët më të mirë që ka njohur bota e futbollit deri më tani, Galatasaray thuhet se mund të firmosë me Cristiano Ronaldon.

Sipas Super Sport portugezi po kërkon një rrugëdalje nga Manchester United dhe klubi turk është i gatshëm ta ndihmojë sulmuesin, madje thuhet se bordi drejtues i klubit nga Stambolli është optimist pavarësisht se paga e CR7 është stratosferike.

Erden Timur, anëtar i bordit drejtues të klubit turk tha për mediet vendase: “Ne kemi blerë lojtarë që të bëjnë të ëndërrosh dhe duam të afrojmë dhe të tjerë. Ne nuk e kufizojmë imagjinatën, por nuk mund të përmendim emra tani.”

Top Channel