Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë të 4 zyrtarëve të arrestuar për inceneratorin e Fierit.

Në këtë mënyrë anëtarët e gjykatës së lartë nuk kanë pranuar rekursin e ish-ministrit Lefter Koka, Arenc Myrtezanit, dhe Pëllumb Abeshi, të cilët do vijojnë të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Anëtarët e gjykatës së Lartë vendosën mospranim të rekursit edhe për Etleva Kondin, për të cilën do vijojë masa e arrestit shtëpiak.

Kujtojmë se mëngjesit e 29 marsit të këtij viti me urdhër te SPAK u ekzekutuan 9 urdhra arresti për aferën e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.

Më 15 prill për mbi 2 orë, ish-ministri i Mjedisit u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me inceneratorin e Fierit.  Teksa u pyet për shpronësimin e tokës ai tha: Kjo tokë është shpronësuar si tokë arë dhe çdo gjë tjetër duhet saktësuar. Ai kërkoi të dërgohej në arrest shtëpiak duke ofruar si garanci çasurore shumën prej 200 mijë euro, kërkesë e cila nuk gjeti miratim.

Top Channel