Inceneratorët/ Lefter Koka mohon akuzat para SPAK. Zbulohet shuma që ofroi ish-ministri si garanci pasurore për ndryshimin e masës

15/04/2022 15:10

Për mbi 2 orë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Në SPAK, Koka tha se ka thënë se ka ndjekur ligjin që i takon prokurorimeve. Ai është pyetur për lidhjet me një nga kompanitë që është përdorur si një urë tranziti për transfertat e parave.

“Unë nuk kam asnjë një lidhje me kompaninë në fjalë ka deklarar ai  dhe kjo kompani i përkiste vëllait që ka ndërruar jetë.”

I pyetur për hedhjen e firmës nga një nga anëtarët e komisionit ai ka thënë: Nuk kisha si ta dija pasi isha Ministër i Mjedisi.

Koka i kërkoi SPAK të kryente hetime në inceneratorin e Fierit pasi është aty.

Teksa u pyet për shpronësimin e tokës ai tha: Kjo tokë është shpronësuar si tokë arë dhe çdo gjë tjetër duhet saktësuar.

Ai kërkoi të dërgohej në arrest shtëpiak duke ofruar si garanci çasurore shumën prej 200 mijë euro, kërkesë e cila nuk gjeti miratim.

Top Channel