Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj shtatë zyrtarëve të lartë iranianë lidhur me kufizimin e qasjes në internet dhe “dhunën e vazhdueshme kundër protestuesve paqësorë”.

Protestat në Iran po vazhdojnë pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim.

Në mesin e atyre ndaj të cilëve janë vendosur sanksione, më 6 tetor, është Yadollah Javani, shefi i Policisë së zbatimit të ligjit në Teheran.

Amini u arrestua më 13 shtator nga Policia e moralit për mbajtjen e pahijshme të hixhabit, shaminë që gratë duhet të mbajnë në publik sipas ligjit iranian.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se përveç Javanit, zyrtarë tjerë të sanksionuar janë: ministrin i Brendshëm, Ahmad Vahidi, ministri i Komunikimit, Eisa Zarepur dhe Vahid Mohammad Naser Majid, kreu i Policisë kibernetike iraniane.

Një protestuese mban në duar një pankartë ku shkruhet emri i Mahasa Aminit dhe “Drejtësi për Irnin”.

Më 23 shtator, SHBA-ja njoftoi se se do të lehtësojë kufizimet e eksportit ndaj Iranit, me qëllim që të zgjerojnë qasjen në shërbimet e internetit, për shkak të kufizimit nga Qeveria iraniane pas protestave që po organizohen atje.

Që nga vdekja e Aminit më 16 shtator, protestat anti-qeveritare kanë shpërthyer në Republikën Islamike./ Radio Evropa e Lirë

Top Channel