Foto ilustruese

Një 3-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht ditën e sotme gjatë kohës që ishte në kopsht në Korçë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve.

Vogëlushja është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2022, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht një 3-vjeçare, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel